Berisha: Do përballemi me punisto mafiozët
Kryeministri Sali Berisha ka ripërsëritur edhe një herë me tone të ashpra se qeveria e tij do të angazhohet në një proces transparece të të gjitha lidhjeve të paligjshme. Në qendër të akuzave të kryeministrit Berisha ishte kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama të cilin jo për herë të parë Berisha e akuzoi se drejtuesin e mafias më të rrezikshme në Europë. Bojkotin e Kuvendit nga opozita dhe vazhdimin e linjsë për mos njohje të rezultatit të zgjedhjeve Berisha e cilësoi pasojë të aleancës punisto – mafioze.
Nga Elbasani ku ndodhej në takime zyrtare me rastin e 100-vjetorit të Normales së këtij qyteti, Berisha ju përgjigj interesit të gazetarëve dhe mbi protestën e paralajmëruar të drejtuesve vendorë socialistë në 5 dhjetor. Kryeministri tha se drejtuesit lokalë duhet të vënë mbi të gjitha interesat e qytetarëve. Për këtë Berisha kujtoi rritjen e madhe që kanë pësuar grantet akorduar bashkive pavarësisht përfaqësimit të tyre politike. Berisha ju referua për këtë Bashkisë së Beratit, Vlorës, Fierit si dhe Tiranës.
Berisha komentoi dhe vendimin e një dite më parë të Brukselit zyrtar për liberalizimin e vizave për tre vende të Ballkanit Perëndimor në mesin e muajit dhjetor. Qeveria, tha kryeministri po ecën me shpejtësi drejt përmbushjes së kritereve. Edhe këtu Berisha akuzoi kryetarin e PS Edi Rama se po u dërgon ndërkombëtarëve informacion të rremë mbi kriteret e përmbushura nga qeveria për liberalizim.
Konferencën për shtyp, kryeminitri Berisha e shfrytëzoi edhe për të përshëndetur hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës. Ky moment, tha kryeministri shënon një erë të re, sidomos prë vendet aspirante për integrim europian.