Berisha: Do rikthehen eshtrat e Ahmet Zogut

Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se qeveria ka vendosur rikthimin e eshtrave të Ahmet Zogut në Shqipëri. "Komisioni Shtetëror merr këtë vendim duke njohur Ahmet Zogun, kryeministër, president dhe më vonë Mbret i shqiptarëve si arkitektin e shtetit modern shqiptar. Qeveria vlerëson Ahmet Zogun si një prej personaliteteve më të shqura të vendit", tha kreu i qeverisë.