E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina kërkon raporte të të ngushta me BE-në

Kina dhe BE-ja duhet të përmirësojnë dialogun për makroekonominë dhe çështjet financiare, ndërkohë që kundërshton proteksionizmin në tregti, deklaroi sot zëvendëspresidenti kinez, Xi Jinping.
"Duhet të forcojmë dialogun mbi çështjet makroekonomike dhe ato fiananciare", u shpreh Xi në një konferencë ekonomike, gjatë vizitës së tij në Belgjikë, vend ku ndodhen zyrat qendrore të bllokut të 27-vendeve të BE-së. BE-ja dhe Kina duhet të "përmirësojnë kordinimin në reformën e sistemit financiar ndërkombëtar dhe të kundërshtojnë të gjitha format e proteksionizmit tregtar dhe atij në investime", deklaroi ai.
Xi deklaroi se po shfaqeshin shenja rimëkëmbjeje në ekonominë globale, por procesi do të zgjaste edhe për pak kohë.
"Në Kinë, rimëkëmbja duhet ende të arrijë një hap të sigurt, një nivel të qëndrueshëm", theksoi zëvendëspresidenti kinez, Xi Jinping

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›