Berisha Do rrisim pagat Financat Vetem indeksim
Edhe pse ne ambiente te ndryshme ne te njejten kohe drejtoresha e Buxhetit ne Ministrine e financave deklaronte para deputeteve te Komisionit te Ekonomise se rritja e pagave ne krahasim me vitet e kaluara do te jete vetem ne nivelin e inflacionit. Pra ndryshe nga vitet e shkuara pagat do te indeksohen. Por po ne te njejten kohe Berisha para ministrave ne mbledhje e qeverise deklaronte se jo vetem do te kete rritje te ndjeshme te pagave por kjo rritje do te jete me e madhja
ne krahasim vitet e tjera.
Perplasja
Sipas Berishes ky eshte buxheti me i madh e me i suksesshmi ne historine e vendit. Buxhet i cili mbeshtet teresisht te gjitha objektivat se pari ne rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ky eshte i vetmi buxhet qe miratohet kete fundviti me nje rritje te tille rrogash e pensionesh. Ne qofte se buxhete te tjera edhe te vendeve me te zhvilluara shkojne me ngrirje ose ulje te rrogave dhe pensioneve buxheti ne Shqiperi shkon me rritjen me te madhe te tyre ne historine e vendit. Kete do ta quaja risine me kryesore te ketij buxheti.
Nderkohe qe Mimoza Dhembi drejtoreshe ne Drejtorine e Pergjithshme te Buxhetit thekson se kete vit eshte hequr dore nga rritja e madhe e pagave dhe pensioneve. Kemi arritur objektivin me rritjen e pagave dhe nuk presim vendime per shtesa te medha. Sektoret e arsimit dhe shendetesise jane trajtuar me rritje te larte pagash ne vitet e fundit keshtu qe per vitin 2011 do te jemi me te kujd-esshem. Plani eshte per nje rritje sa niveli i inflacionit qe tregon luhatjen e cmimeve dhe dicka me teper qe ne teresi shkon ne 4 per qind. Pra duket qarte se administruesit e parave nuk jane te nje mendimi me kreun e qeverise.
Shifrat
Por pervec deklaratave te perfaqesuesve te Ministrise se Financave edhe shifrat flasin qarte se kete vit rritja e pagave dhe pensioneve nuk do te jete ne trendin e viteve te shkuara. Sipas shifrave te projektbuxhetit per rritjen e pagave dhe pensioneve kete vit jane parashikuar 3.533 miliarde leke ose rreth 35.3 milione USD. Ne buxhetin e ndryshuar ne korrik te ketij viti per rritjen e pagave dhe pensioneve u parashikuar 4.7 miliarde leke ose 47 milione USD. Duket qarte se ndryshimi eshte i madh dhe shifrat jane kokeforta. Ne teresi rritja e pagave nis nga 4 per qind dhe perfundon me 10 per qind por qe pjesa derrmuese do te reflektohet vetem me nivelin e inflacionit rreth 3 per qind plus ndonje shtese te posacme per kategori te caktuara. Ndersa pensionet po sipas perfaqesueses se Financave jane parashikuar te rriten 5 per qind per qytetin dhe 10 per qind per fshatin.
Raporti i BERZH per ekonomine Zbatoni ligjet ulni korrupsionin
Shqiperia hyn ne kategorine e vendeve qe ka ligje te mira por problemi paraqitet ne boshtin e zbatimit te tyre. Raporti me i fundit i Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim BERZH per tranzicionin ben te qarte fushat se ku duhet te veproje shteti ne menyre qe te mbeshtetet sic duhet procesi i reformimit. Ne total Shqiperia ashtu sikurse edhe vendet e rajonit inkurajohet per nismen e hartimit te ligjeve vertet te mira dhe prane me legjislacionin evropian por problemi qendron ne hendekun e zbatimit te ketyre ligjeve. Vendi yne eshte i vetmi ne rajon qe ka nje hendek te mungeses se zbatimit 27 per qind ndersa pjesa tjeter poshte 17 per qindeshit. BERZH rekomandon qe te merren masa ne menyre qe ashtu sikurse keto ligje hartohen ne menyren me te mire te zbatohen ne te njejten menyre. Nderkohe qe nje tjeter problem qe ngre raporti jane pengesat qe nje biznes has ne Shqiperi per te zhvilluar aktivitetin. Klimen e biznesit duket se e prishin nje sere tendencash qe qarkullojne por raporti rendit tri me te rendesishmet. Per biznesin ne Shqiperi problemi me i madh eshte korrupsioni pasi 31 per qind e tyre e pohojne kete aspekt. Nderkohe qe nje pengese e dyte eshte infrastruktura e cila etiketohet si problematike 16 per qind. Ndersa krimi ne Shqiperi shihet si nje pengese me e vogel krahasuar kjo me vitin 1999 qe merr si reference raporti i BERZH.