ADMINISTRATAQeveria 10 mije leke shperblim per festat
MIRATOHET FONDI/ Qeveria miraton shperblimin prej 10 mije lekesh te reja per festat e fundvitit per te gjithe punonjesit e administrates publike. Vendimi i Qeverise parashikon dhenien e shperblimit qe shkon deri ne nje page mujore per punonjesit qe kane pasur rezultate te larta ne pune. Per tatimoret kufiri shkon deri edhe ne dy paga mujore shperblim. Parashikohet fond i vecante edhe per fatkeqesite e nepunesve te administrates. Berisha Do rrisim edhe pagat
Ne mbledhjen e djeshme te kabinetit eshte miratuar vendimi i propozuar nga ministri i Financave Ridvan Bode per krijimin dhe perdorimin e fondit te vecante. Ky fond do te jete sa 5 per qind e fondit te pagave qe parashikon qeveria ne fillim te vitit buxhetor. Ne piken dy te vendimit thuhet se ky fond do te perdoret ne pese drejtime qe jane shperblimi i punonjesve per rezultate te mira ne pune shperblimin e punonjesve ne fund te vitit kalendarik shperblime te tjera te parashikuara me akte te tjera ligjore apo nenligjore dhenie ndihmash te menjehershme per raste fatkeqesish dhe per raste te tjera veprimtari social-kulturore. Shperblimi ne fund te vitit i jepet cdo punonjesi buxhetor per festat e fundvitit ne masen 10 000 dhjete mije leke pavaresisht shperblimit sipas pikes 3 te ketij vendimi dhe perballohet nga fondi faktik i vecante thuhet ne vendimin e qeverise. Nderkohe dokumenti parashikon dhenien e nje shperblimi qe shkon deri ne nje page per ata punonjes qe kane pasur rezultate te mira ne pune. Shperblimi per rezultate te mira ne pune gjate vitit per cdo punonjes jepet i diferencuar nga drejtuesi i njesise se qeverisjes se pergjithshme por jo me shume se 1 nje page mujore ne vit. Ky shperblim ne njesite e qeverisjes se pergjithshme te cilat jane ne fushen e veprimit te ligjit te sherbimit civil jepet i diferencuar ne baze te rezultateve individuale ne pune sipas parimeve dhe procedures se percaktuar ne legjislacionin e sherbimit civil dhe ne perputhje me fondin e shperblimit ne dispozicion theksohet me tej ne vendimin e qeverise. Te njejten shume perfitimi do te kene edhe punonjesit e administrates te cilet nuk gezojne statusin e nepunesit civil. Ndryshe nga kjo kategori punonjesit e tatimoret mund te perfitojne deri ne dy paga shperblim ne varesi te rezultateve te punes se tyre nje vjecare. Perjashtimisht per Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve masa e shperblimit mund te jete deri ne 2 dy paga mujore ne vit. Ndryshe nga varianti i vitit 2009 ne kete vendim eshte shtuar nje fond per te perballuar fatkeqesite e punonjesve ose te afermve te tyre qe shkon nga 10 mije deri ne 50 mije leke. Perjashtimisht per vitin 2010 fondi i vecante nuk perdoret per shperblimin e punonjesve per rezultate te mira ne pune dhe veprimtari social-kulturore theksohet me tej ne vendim.
ADI SHKEMBI