E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet ne rrezik qytetaret nuk paguajne per lejet e shtepive

Ministri i Puneve Publike e Transportit Sokol Olldashi deklaroi dje ne Komisionin e Veprimtarise Prodhuese se ka probleme ne pagesat e tarifave te legalizimit nga qytetaret. Olldashi tha se mese 70 mije dosje jane perfunduar dhe lejet jane shperndare por po hasen probleme me pagesat. Ndonese ligji ka dhene lehtesi si bonot e privatizimit pagesa simbolike per shume ndertime marrje kredish etj mijera qytetaret po refuzojne te paguajne detyrimet. Nga administrata jane perfunduar 70 mije dosje por kemi nje problem tjeter ate te pagesave tha Olldashi. Ministri u shpreh me tej se mese 50 mije leje te tjera legalizimesh do te jepen vitin tjeter. Ne total kane qene 220 mije ndertime informale ne proces nga te cilat gjysma jane ne toke private. Deri tani sipas ministrit Olldashi administrata ka mbyllur gjysmen e dosjeve.
Rruget
Qeveria ende nuk ka siguruar fondet per ndertimin e rruges Tirane- Elbasan me tunel ndonese brenda tre javesh do te hapet tenderi nderkombetar per ndertimin e kesaj rruge. Ministri i Transporteve Sokol Olldashi tha ne Komisionin e Veprimtarise Prodhuese ne Kuvend se qeveria ndodhet ne negociatat me disa institucione nderkombetare per te marre fondet perkatese. Ai u shpreh se ne buxhet nuk jane percaktuar fonde por nese deshtojne negociatat atehere fondet do te sigurohen nga buxheti i shtetit. Ne jemi ne negociata me disa institucione financiare qe kane shfaqur interes per kete projekt. Duke qene se ne kemi nisur procedurat dhe duke pare qe ka interes nga institucionet financiare kemi menduar per financimin retroaktiv nga bankat. Nese nuk zgjidhet kjo do ta zgjidhim nga parate e buxhetit tha Olldashi. Nga ana tjeter ne Komisionin e Ekonomise Olldashi konfirmoi se brenda tre javesh hapet tenderi nderkombetar per Tirane-Elbasan. Deputeti i PS-se Ilir Beqja u shpreh se keto deklarata nuk jane serioze pasi sipas tij nese do te tentohet te merret borxh per rrugen buxheti ka nje tavan per deficit qe nuk te lejon. Nje tjeter pike debati u bene edhe fondet per Durres-Kukes. Ne buxhet jane parashikuar 98 milione leke qe sipas opozites jane per nje projekt qe duhej te kishte perfunduar ne tetor te ketij viti. Kemi nje inaugurim ne vitin 2009 pastaj prape shtyrje te punimeve. Tani serish kemi parashikim fondesh per kete rruge ne buxhet tha Beqja. Ministri Olldashi u shpreh se po ndiqet nje praktike per fonde rezerve dhe kjo praktike do te vijoje edhe me rrugen Tirane-Elbasan ne menyre qe te kete fonde per cdo te papritur ne to. Ne te gjithe literaturen e botes projekte te tilla kane nje kontigjence prej 20 per qind per shkak se jane projekte te veshtira dhe nuk dihet se cfare nxjerrin para tha Olldashi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›