PLUS dhe Raiffeisen Bank firmosin formalisht kredine e pare sindikale
Kompania celulare PLUS dhe Raiffeisen Bank shpallen dje firmosjen e kredise sindikale me te madhe dhene ndonjehere biznesit shqiptar nga bankat lokale. Permes kesaj kredie PLUS Communication i akordohen 35 milione euro nga 4 banka lokale ne Shqiperi te kryesuara nga Raiffeisen Group qe e vetme ka kontribuar me 25 milione euro.
Moni Bunchnik Drejtori Ekzekutiv i PLUS tha Ne jemi krenare qe kemi fituar besimin dhe bashkepunimin e partnereve si lsquoRaiffeisen Bank lsquoTirana Bank lsquoIntesa San Paolo Bank dhe lsquoUnion Bank. Per ne firmosja e kesaj marreveshjeje eshte nje tjeter mundesi per zbatimin e planit tone te biznesit si kurorezim i investimeve te medha te kryera tashme nga aksioneret me synimin per tu shnderruar ne operatorin celular te preferuar. Kredia do te na lejoje qe te shperndajme me tej mbulimin me rrjet dhe te rrisim me tej sistemet tona te teknologjise se informacionit IT permes teknologjise se fundit te disponueshme ne nivel boteror.
Jemi shume te kenaqur qe po kryesojme kete sindikate kredie dhe mbi te gjitha qe tregu lokal po mbeshtet operatorin e katert celular. Tregu eshte plotesisht i liberalizuar tashme dhe me shume konkurrence do te sjelle me shume zhvillim. Ne i mirepresim nismat cilesore qe vijne nga investitore serioze dhe cilesore si lsquoPLUS Communication. Pas negociatave jam i kenaqur te them se kjo eshte marreveshja e pare e kesaj permase qe perfshin jo vetem bankat lokale por edhe investitoret lokale ne nje nisme shqiptare te telekomunikacionit tha Christian Canacaris Drejtori Ekzekutiv i bankes Raiffeisen ne Shqiperi.
PLUS eshte nje konsorcium i drejtuar nga PTK e Kosoves dhe e mbeshtetur nga investitore shqiptare te mirenjohur te angazhuar plotesisht ne mbeshtetjen e ketij projekti te cilit iu akordua licenca e katert e 2G-se me 26 qershor 2009. Kompania ka zhvilluar projektin per ndertimin dhe funksionimin e rrjetit te saj celular duke mbuluar te gjithe territorin e Shqiperise me sinjalin e PLUS. Ketu perfshihet shperndarja e me shume se 220 stacioneve ne te gjithe vendin. Deri me tani jane operacionale ne qytetet kryesore te vendit stacionet e backbone stacionet e mbulimit dhe te gjitha sistemet e tjera ndersa kompania po zgjeron vazhdimisht rrjetin duke siguruar cilesine me te mire per klientet.