Berisha Do te bejme zgjedhje te lira
Kryeministri Sali Berisha i premtoi dje komisionerit te BE-se per Zgjerim Stefan Fule se qeveria shqiptare do te bente te gjitha perpjekjet qe zgjedhjet e 8 majit te ishin ne perputhje me standardet nderkombetare. Ne takimin e zhvilluar dje paradite Berisha kreu i qeverise shqiptare uroi qe edhe opozita shqiptare te jete ne te njejtin nivel vullneti politik pozitiv per procesin zgjedhor. Kryeministri theksoi se anetaresimi ne Bashkimin Europian eshte dhe mbetet projekti me madhor i ketij shekulli per Shqiperine dhe se qeveria eshte e vendosur dhe e angazhuar per te permbushur te gjitha kriteret kerkesat e standardet qe kerkon ky proces. Nga ana e tij komisioneri Fule falenderoi Kryeministrin Berisha per mbeshtetjen dhe angazhimin aktiv te qeverise per zhvillimin dhe mbarevajtjen e seminarit ne sherbim te permbushjes se 12 rekomandimeve si nje shenje e qarte e angazhimit te qeverise ne kete proces. Fule i ripohoi Kryeministrit Berisha mbeshtetjen e plote te Komisionit Europian per realizimin e te gjitha reformave qe kerkon anetaresimi i shpejte i Shqiperise ne BE.