E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Do te mbeshtesim projektet per Pogradecin

Kryeministri Sali Berisha vijoi fushatën elektorale në qytetin e Pogradecit, prej ku premtoi se qeveria do të mbështesë të gjitha projektet për këtë qytet.

"Ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO dhe sot lëvizim të lirë në Evropë. Ekonomia shqiptare është në krye të rritjes ekonomike në Evropë", tha Berisha.

Kryeministri premtoi investime në infrastrukturën rrugore, duke theksuar se në mandatin e ardhshëm distanca mes Tiranës dhe Pogradecit do të shkurtohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›