E Diel, 1 Nëntor 2026

Tavo padi penale dhe civile kunder kryebashkiakut te Gjirokastres


Deputeti Vangjel Tavo ka depozituar dy padi kunder kryebashkiakut te Gjirokastres Flamur Bime duke e akuzuar ate per shpifje. Ish-deputeti socialist ka bere nje padi penale per shpifje per shkak te detyres dhe nje padi civile ne te cilen kerkon demshperblim prej 20 milione lekesh te reja.

Gjithcka e ka zanafillen ne nje deklarate te kryetarit aktual te bashkise se Gjirokastres i cili e ka akuzuar deputetin Tavo se d dite para zgjedhjeve te pergjithshme ka perfituar nje prone prej 14 mije hektaresh dhe se ka qene kjo arsyeja qe ai eshte larguar nga Partia Socialiste.

Nderkohe Tavo ne padine e tij ka treguar nje vendim te vitit 1999 ne te cilin i jepet kalaja e Lekuresit me qira per 99 vjet. Dokumenti i treguar nga Tavo eshte firmosur nga Edi Rama ne pozicionin e ish-ministrit te Kultures dhe nga Ermelinda Meksi ish-ministre e Ekonomise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›