E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PS-së për vulat

Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot ankimimin e Partisë Socialite për prodhimin e vulave rezervë për zgjedhjet lokale të 8 majit.
 

Në mbledhjen e sotme Kolegji zgjedhor vendosi pro vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të prodhuar vula rezervë.
 

Partia Socialiste thekson se prodhimi i vulave rezervë do të cënonte integritetin e zgjedhjeve pasi do t`u ofrojë mundësi komisionerëve zonalë për manipulime.
 

Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve prodhimi i vulvae rezervë është vetëm një masë paraprake për të parandaluar largimin e komisionerëve me vulën duke bllokuar proçesin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›