E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Ristani: Performanca e KQZ-së nuk mund të cenohet nga informacionet e rreme në media

05-05-2011 / Gazeta 55

Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, tha dje se performanca e institucionit që ai drejton nuk mund të cenohet nga informacionet e rreme të shpërndara në media. Në mbledhjen e sotme të Komisionit, Ristani reagoi ndaj asaj që e cilësoi informacion të rremë në media, ku pretendohet se KQZ ka blerë rreth 6500 kuti votimi. “Është e paedukatë, e gënjeshtërt dhe e padobishme të nxjerrësh informacione të rreme në media. Në mënyrë publike keni thënë se janë blerë 6500 kuti votimi, me çmim 35 euro dhe kjo është e gënjeshtërt dhe nuk e nderon atë që e bën”, u shpreh Ristani, duke replikuar me anëtarët e Komisionit, përfaqësues të opozitës. “Unë, vijoi ai, nuk mund të lejoj që performanca e KQZ-së të cenohet në mënyrë dashakeqe. Ju mos kini frikë, përballuni me të vërtetën dhe mos gënjeni”. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›