E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Do te ndertojme stadiumin me te bukur


Do te ndertojme stadiumin me te mire dhe ky stadium do te inagurohet ne vitin 2012. Ky ishte premtimi i kryeministrit Sali Berisha ne nje konference per shtyp me presidentin e UEFA-s Mishel Platini me rastin e 80-vjetorit te Federates Shqiptare te Futbollit.

Duke e vleresuar kete vizite si nje ngjarje te gezueshme Berisha premtoi per ndertimin e stadiumit jo me te madh por me te bukurin. Duke e cilesuar si nje histori suksesi Presidenti i UEFA-s Platini deklaroi se UEFA do te mbeshtese Fedetaren e futbollit dhe kjo eshte eshte nder rastet e vetme ne tecilen UEFA ka zgjedhur per te investuar.

Ne perfundim Platini i dhuroi kryeministrit Berisha ne shenje mirenjohje dhe simbolin e UEFA-s.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›