E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do të privatizohen të gjitha asetet publike

Duke e cilësuar vitin e kaluar si tepër të suksesshëm në procesin e privatizimit të të ashtuquajturave sipërmarrje strategjike, Berisha kërkoi që të kompletohet procesi i privatizimin e të gjitha aseteve publike, duke synuar rritjen në një nivel të ri të menaxhimit të aseteve në Shqipëri.“Ky vit do të jetë përcaktues për pothuajse çdo gjë që ka mbetur pa privatizuar përveç shkollave, spitaleve, digave dhe ndonjë gjë krejtësisht të parëndësishme”, u shpreh Kryeministri. Më tej, Berisha tha se vlerat e krijuara nga procesi i privatizimit do të jenë një mundësi më e madhe për qeverinë për të kompensuar pronarët sipas ligjit të parashikuar, por do të jetë një mundësi më e madhe edhe për të realizuar programin e shpallur para qytetarëve shqiptarë. Sipas kreut të qeverisë, në këtë proces synohet të rritet në një nivel të ri menaxhimin e aseteve në Shqipëri. “Në Shqipëri dhe kudo një nga qëllimet madhore të privatizimit është përmirësimi i menaxhimit. Pra, ky vit do të jetë përcaktues për pothuajse çdo gjë që ka mbetur pa privatizuar përveç shkollave, spitaleve, digave dhe ndonjë gjë krejtësisht të parëndësishme”, tha ai.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›