E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Honda tërheq nga tregu rreth 380 mije automjete

Lajmi behet i ditur nga vete kompania me ane te nje deklarate ku theksohet se bëhet fjalë për disa modele të viteve 2001 dhe 2002, të cilave do t'u zëvendësohet sistemi i sigurisë në raste aksidentesh. "Kemi marrë këtë vendim sepse kompania nuk është e bindur se airbag-ët në krahun e drejtuesit të mjetit funksionojnë siç duhej. Për këtë arsye kemi vendosur të tërheqim disa modele të viteve 2001 dhe 2002", thuhet në deklaratën e kompanisë.Në deklarate shpjegohet më tej se airbag-ët defektoz mund të hapen me një forcë më të madhe nga ajo e parashikuar dhe vetëm gjatë muajit janar janë regjistruar 12 incidente të lidhura me këtë problem. Honda e raportoi problemin edhe të agjencia federale amerikane për sigurinë në rrugë.Tërheqja e parë e Hondas për probleme me airbag-un daton në vitin 2008, me disa modele të vitit 2001, Honda Accord dhe Civic. Disa kohë më vonë, për shkak të një incidenti me pasojë vdekjen në vitin 2009, Honda u detyrua të tërheqë 440 mijë automjete të tjera për të njëjtin problem, përfshi Accord, Civic dhe disa modele Acura të vitit 2002.                                                                                                  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›