E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do të rrisim rrogat dhe pensionet

Kryeministri Berisha në një mbledhje qeverie

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha tha sot se përkundër insistimeve të bazuara të ndërkombëtarëve qeveria do të rrisë rrogat dhe pensionet. Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri tha se këshilli i ministrave është duke përgatitur një vendim i cili parashikon rritje të rrogave dhe pensioneve. Berisha tha se do të ketë një shpërndarje të rrogave në bazë të kritereve të shpallura, ku rrogat e larta do të pësojnë një rritje minimale, ndërsa të ultat në maksimumin e mundur.

Paga mesatare për arsimtarin në arsimin e mesëm do të rritet në masën  588.029 lekë. Ajo ka qenë në vitin 2005, gjithsej 268.31 lek.  Pagesa për arsimtarin në arsimin 9- vjeçar  do të jetë 500.190 lek. Krahasuar me vitin 2005 ajo ka qenë 227.71 lek. Mjeku do ti rritet paga me 575.530 lek. Në vitin 2005 ka qenë 226.830 lek.  Paga mesatare e infermierit ka qenë 150 lek, në vitin 2012 do të bëhet 367.250 lek.- tha kreu i qeverisë.

Sipas tij, mjekëve paga u është rritur me 146 për qind, dhe infermierëve me 142 %, ndërsa ministrit i është rritur me 15 % për qind rroga.

Duke theksuar se ky nuk është një vit elektoral, Berisha tha se rritja e pensioneve do të vijë si një detyrim ndaj pensionistëve që kanë vuajtur shumë atë kohë.

Pensionet do rriten rreth 4% në qytete dhe mbi 5% pensionet e fshatit.- tha Berisha.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek taksa e sheshtë, pa të cilën ai tha se, kjo rritje do të mund të kishte dashur edhe 25-30 vjet për tu arritur.

Le të gjejë një vend të vetëm që në një hark kohor të shkurtër ka arritur të rrisë rrogat në këtë masë. Kjo është bërë e mundur nga zhvillimi i ekonomissë. Por për mua suksese ka qenë taksa e sheshtë.- tha kryeministri.

Kreu i qeverise tha se rritja do te nise nga 1 korriku, dhe sipas tij, do te ndikoje ne rritjen e te ardhurave per 800 mije familje shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›