E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do transformoj Korcën, kemi projekte Rama ka vetëm Betonin

KORCE-Në vijim të turit elektoral për zgjedhjet e 8 majit Kryeministri Sali Berisha është ndalur sot në qytetin e Korçës ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “aleanca për qytetarin” Andrea Mano.

Në fjalën e tij kryeministri Berisha ka premtuar se në 4 vitet e ardhshme qeveria do të mbështesë të gjitha projektet që do ti adresohen këtij qyteti me qëllim për ta shndërruar Korçën në një qytet europian.
“Jam sot këtu për t`u dhënë ju fjalën se 4 vitet që vijnë Korça do të njoh transformimet më të mëdha. Korça turistike, Korça universitare, Korça e biznesit do të jetë objektivi ynë” theksoi Berisha.
Ai gjithashtu theksoi se fushata elektorale është një betejë për rrugë më të mirë, për punësim më të madh dhe për një mirëqënie më të mirë.
“Kjo është beteja në të cilën ju së bashku me qeveritarët tuaj do të hartoni qindra e mijëra projekte që do ta bëjmë Shqipërinë dhe Korçën, vendin më të zhvilluar në 2017” theksoi Berisha.

Sipas kryeministrit, e djathta me sloganin “Aleanca për qytetarin” do të fitojë pasi ka përballë, sic cilësoi ai, “Aleancën e betonit”.
Në këtë pikë, Berisha u shpreh se me këtë slogan, kundërshtari politik, Rama ka sjellë alternativën e vetme, atë që është hija dhe vetmija. “Ai kërkon t`ju bind ju se rruga e tij e vetme e cila rruga e vetmisë qënka rruga juaj më e mirë. Po ne i themi se çdo qytetar ka rrugën e vet dhe s`ka nevoj për rrugën tënde, dhe mos tento që t`i marrësh rrugën tjetrit sepse ai zgjedh rrugën që do” theksoi Berisha.
“Tani cdo njeri e ka në dorë të zgjedhë vetë rrugën e tij”, u shpreh kryeministri në Korcë.
Më tej Berisha ftoi opozitën të votojë ligjin për amnistinë fiskale me qëllim që të lirojë biznesin nga disa detyrime të prapambetura që ka ndaj shtetit.
“I bëj thirrje opozitës të votojë ligjin për amnistinë fiskale se biznesi është gjeneratori kryesor i punësimit dhe i së ardhmes së qytetarëve” theksoi Berisha.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha ne Pogradec: Rama do ketë fatin e Ramizit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›