E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, tentoi të vrasë një person, arrestohet 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit, pasi akuzohet për tentativë vrasje.
 

Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se është arrestuar 56-vjeçari Luftar Peleçi ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij Florian Peleçi.
 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan, ku Luftar Peleçi së bashku me djalin e tij, Florian Peleçi kanë qëlluar më armë për motive të dobëta shtetasin me inicialet K.H.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 56-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›