E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do vijojmë rritjen e rrogave dhe pensioneve

Kryeministri Berisha ka deklaruar se ecuria pozitive e ekonomisë së vendit do të bëjë të mundur edhe rritjen e pagave dhe pensioneve. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, shefi i qeverisë theksoi se qeveria duke respektuar treguesit makro-ekonomik do të jetë në gjendje ti përgjigjet rritjes së rrogave dhe pensioneve.
 

“Ky tremujor është mbyllur me një rezultat konkret ekonomik në prodhim dhe të ardhura më mirë se çdo tremujor tjetër në historinë e vendit. Eksportet kanë pësuar një rritje mbi 68 përqind në të cilat ato “Made in Albania” përbëjnë pjesën më të mirë.Vendimi i fundit për të hequr tarifën për mallrat e impotuar nga fasonët do të ndikojë në krijimin e dhjetra vendeve të punës” theksoi Berisha.
 

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se performanca e mirë ekonomike nuk garanton vetëm rritjen e rrogave dhe pensioneve por përmbushjen e të gjitha projekteve të mëdha dhe të vogla të shpallur për këtë vit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›