2 vjetori i anetaresimit ne NATO

Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur 2 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë ka theksuar se anëtarësimi erdhi si pasojë e reformave të qeverisë dhe mbështetjes së SHBA-ve.
“Dua ta garantoj Aleancën se Shqipëria dhe shqiptarët mbeten të vendosur të bëjnë të gjitha përpjekjet për të përmushur me dinjitet të plotë çdo obligim që rrjedh nga anëtarësia e vendit në këtë aleancë, si në misionet e saj. Urimet më të përzermërta për çdo shqiptar!”, deklaroi kryeministri.