E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Zgjedhjet, sipas standarteve të NATO-s

Kryeministri Berisha garantoi shqiptarët se zgjedhjet e 8 majit do të zhvillohen sipas standarteve të NATO-s.

Duke përshëndetur të gjithë shqiptarët me rastin e 2-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO kryeministri Berisha theksoi se vendi do të zhvillojë zgjedhje me standarte. Ai gjithashtu ka theksuar se anëtarësimi në NATO përbën arritjen më madhore të Shqipërisë në fushën e sigurisë dhe lirisë.
 

“Me anë të anëtarësimit të vendit në NATO shqiptarët kanë të garantuar mundësinë e ndërtimit të së ardhmes së tyre në liri. Për çdo komb anëtarësimi në NATO përbën një arritje madhore, kështu edhe për kombin shqiptar i cili ka pasur një histori të së shkuarës mjaft së dhimbshme” theksoi Berisha.

Ai gjithashtu theksoi se antarësimi i vendit në NATO erdhi para së gjithash si rrjedhojë e reformave të thella dhe të gjithanshme që qeveria ndërmori pas vitit 2005.

Gjithashtu kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve aleate për mbështetjen që i dhanë Shqipërisë për t`u bërë pjesë e Alencës së Atlantikut të Veriut.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›