E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kërkon shkarkimin e KKRT-së, Dalipi: Ka shkelur ligjin

Partia Socialiste ka kërkuar shkarkimin Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve.

Në mbledhjen e komisionit të mediave ku është shqyrtuar rezoluta për punën e KKRT-së deputeti i PS-së Alfred Dalipi ka kërkuar shkarkimin e KKRT-së pasi sipas tij ky institucion ka shkelur rëndë ligjin.
 

Duke hedhur akuza të rënda ndaj KKRT-së Dalipi ka theksuar se ky institucion ka keqadministruar frekuencat e televizioneve dhe ka dëmtuar konkurencën e lirë duke dhënë edhe licensa fiktive.
 

Gjithashtu deputeti i PS-së Dalipi i ka kërkuar KKRT-së të bënte publike transanskionet bankare për financimin e mediave pasi sipas tij mediat janë përdorur shpeshherë për pastrime parash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›