Berisha: Drejt 23 qershorit me koalicionin më të gjerë. Rama, kleptoman
Tiranë- Nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi se do të hyjë në zgjedhjet e 23 qershorit me koalicionin më të gjerë të së djathtës së bashkuar dhe të qendrës.
Berisha tha se këto ditë pritet të bëhet edhe afrimi i një numër forcash politike, ndryshe nga viti 2009, tha kryeministri.
Duke folur për situatën e krijuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Berisha tha se kjo është një tjetër objekt bllokimi i kryeocialistit Rama.
“Kushtetuta e përcakton se kush është qeveri dhe kush është opozitë dhe të gjitha ligjet e vendit e parashikojnë balancën e institucioneve. A kishte gjë më qesharake se të dalësh jashtë kontrollit se mos të marrin anëtarin e KQZ-së, pastaj britmat se ky institucion është i pavarur? Se si është i pavarur ky institucion e faktoi zoti Rama me zotin Denar Biba.
Ndërsa ju drejtua kryetarit të opozitës Rama se “vuan nga sindromi posesiv i kleptomanisë, pasi i duket se ço gjë vidhet apo do të vidhet”,- tha Berisha.
Ndërsa gjatë fjlaës së tij kryeministri theksoi se programi elektoral i PD-së është pasuruar me mendimet e sugjerimet e grupeve të interesit, qytetarëve të interesuar dhe ekspertëve që sipas tij kanë bërë propozime të çmuara në të mirë të qytetarit.