E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Berat: Modeli ekonomik i Berishës dështoi, Shqipëria rilind pas 23 qershorit

Gazeta Shqip

rama ne beratKryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar paraditen e sotme Programin për Rilindjen në qytetin e Beratit, nga ku deklaroi se në zgjedhjet e 23 qershorit Kryeministrit do t’i jepet ndëshkimi popullor.

“Pas 23 qershorit do të rilindë Shqipëria. Bindja jonë është se në Shqipëri ka mbaruar një epokë se ka dështuar një model ekonomik. Ne na duhet një model i ri ekonomik, i bazuar tek punësimi real, tek investimet prodhuese, tek industritë prodhuese, manifakturat, prodhimi modern rural”, tha Rama.

Kryesocialisti përmendi raportin e Departamentin Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, i cili pasqyron realitetin ku jetojnë qytetarët.

“Sipas DASH korrupsioni ka zaptuar të gjitha institucionet, të cilat janë politizuar përfshirë dhe KQZ-në”, tha Rama.

Shefi socialist ironizoi deklaratat e dhëna nga Kryeministri për shtrimin e 10 mijë kilometrave rrugë, duke theksuar se Berisha pretendon se ka shtruar rrugë me gjatësi Tiranë-Tokio.
20 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Rama në Berat: Modeli ekonomik i Berishës dështoi, Shqipëria rilind pas 23 qershorit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›