Fier, nis ndërtimi i aksit Lushnje-Hysgjokaj. Përfitojnë 16.500 banorë
Fier- Aksi rrugor Lushnje- Hysgjokaj me një gjatësi 12.6 kilometrash ka nisur ndërtimin i parashikuar me një afat prej një viti e katër muaj për të përfunduar. Nga rikonstruktimi i saj do të përfitojnë afërsisht 16 mijë e 500 banorë të kësaj zone.
Komuna Hysgjokaj së bashku me ato fqinje njihet për prodhimet bujqësore dhe blegtorale, që sot për shkak të gjendjes së keqe të infrastukturës rrugore, arrijnë me vështirësi në tregun rajonal të Lushnjes. Ky investim shkurton kohën e udhëtimit 3 herë krahasuar me atë përpara.
I pranishëm për inagurimin e nisjes së punimeve, ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka theksuar se kjo rrugë është pjesë e një vargu të gjatë investimesh që ne po ndërrmarrim në rrethe. Veç asaj po përgatitet të nisë edhe rruga Bubullimë, Imshte, Tre Ura, Gërmeçok etj.
Rruga e re do të ketë një gjerësi prej 5.5 metrash dhe dy bankina anesore nga 0.5 m. Ajo do të pajiset me trotuare në zonat e banuara ,vepra arti, tombino, mure mbajtes, mbrojtëse metalike si dhe sinjalistikë rrugore horizontale dhe veritkale.