E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Duhet drejtësi për 21 Janarin, nisi për bllokun e Metës

Ish Kryeministri Sali Berisha tha se një hetim i gjithëanshëm është i domosdoshëm për zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit 2011. Ai tha se është i interesuar të bëhet drejtësi, por ky nuk është interesi Kryeministrit Rama.

“Mirëkuptim për dhimbjen e familjarëve, por viktimat po përdoren për qëllime poltiike. Edi Rama thirri të paguar e të papaguar për atë protestë. Kishte bërë gati fjalimin për të folur para ballkonit të kryeministrisë. Garda zbatoi ligjin, atë ligj që mbetet i pandryshuar edhe me PS në pushtet. Pse PS nuk e ndryshon ligjin?” pyeti me ironi deputeti me më shumë influencë i PD.

“Demonstrata ishte bashkëpunim mes Ramës, Topit dhe Ina Ramës. Kush e bllokoi hetimin? Ata nuk pranonin hetim, sepse nuk shkonte Edi Rama të dëshmonte sepse në Prokurori ishte Ina Rama” tha Berisha.

“A filloi për bllokun e Ilir Metës kjo demonstratë. A është Ilir Meta më i rëndësishëm sot? Meta është sot numri 2 më i rëndësishëm në Shqipëri. 2011 ishte vit i vështirë jo vetëmpër mua por për vendin” tha ish kryeministri. Berisha tha se Rama është i vetmi përgjegjës moral dhe ligjor për ato ngjarje ku humbën jetën 4 persona.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›