Berat, shoferët e furgonëve në protestë
Shoferët e automjeteve 8+1 kanë protestuar sot përpara Bashkisë Berat. Protesta vjen pas vendimit të Bashkisë për kufizimin e numrit të furgonëve në qarkullim nga 80 në vetëm 3 të tilla.
Shoferët shprehen se kanë 22 ditë pa punë si pasojë e këtij vendimi, të cilin ata e quajnë absurd dhe deklarojnë se transportin ndërqytetas tashmë e kryejnë vetëm autobusët.
Ky vendim vjen pas pas urdhrit të policisë për të ndaluar lëvizjen e qytetarëve me furgonë me arsyen se janë nje risk i madh për shtimin e aksidenteve rrugore.
Kujtojmë se vitin e kaluar ka pasur protesta të mëdha të shoferëve të furgonëve në të gjitha qytetet e vendit duke u përshkallëzuar deri në greva të përgjithshme dhe bllokimin e rrugëve kombëtare.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
