E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Duhet te votohet ligji per decentralizimin

Zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, e drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha. Kreu i qeverisë në këtë mbledhja ka vënë theksin në reformat që duhet ndërmarrë me tej për zhvillimin e vendit dhe miratimin e ligjeve të domosdoshme.

Kryeministri Berisha i kërkoi deputetëve demokrat ligjin e decentralizimit dhe theksoi se decentralizimi është një çështje themelore për zhvillimin e vendit dhe demokracisë ndërsa theksoi se qeveria do të ndërmarrë një seri reformash të rëndësishme në mënyrë që pushteti vendor të ketë të gjithë përgjegjësinë për zhvillimin e komunave dhe bashkive të tyre.“Decentralizimi është para së gjithash lidhur me fondet. Kjo është një paketë fiskale e cila prej vitesh priti votën e Partisë Socialiste në parlament që të kalonte me konsensus dhe një seri taksash qendrore kalonin si taksa lokale të cilat do të mblidheshin dhe disponoheshin nga autoritet vendore u bllokuan për qëllime të njohura” ka theksuar Berisha ndërsa shtoi se ligji duhet të votohet dhe nuk mund të presë.

“Duhet të nisi një sërë reformash të mëdha”, tha Berisha. Sipas tij janë një sërë ligjesh që presin votimin e opozitës. Ai tha se paketa fiskale ka kohë që pret votën e opozitës, si kundër edhe decentralizimi. Ai akuzoi Ramën se ka bllokuar decentralizimin.
“Rama i kërkoi deputetëve të tij të mos votojnë decentralizmin”, tha kreu i qeverisë.

Kreu i qeverisë foli për rëndësinë dhe domosdoshmërinë që ky kuadër ligjor të votohet.
Duke ju referuar investimeve në infrastrukturë, Berisha tha se janë se investimet sot janë 5-6 herë më të larta se më parë.
Ai tha se do të vazhdojnë investimet në rrjetin e kanalizimeve, në zonat rurale për të ofruar rrugë e infrastrukturë si ato në qytet.

Kryeministri tha se pushtet vendor do ti jepet më shumë rëndësi duke kaluar tek ai një sërë lejesh e vendimmarrje të rëndësishme. Berisha tha se investimet do të përqendrohen në duart e komunave e Bashkive.

Kryeministri tha se Shqipëria ka pasur të mëdha, sic janë edhe ato të gjahut, duke deklaruar se gjahu është një pasuri që sjell jo pak të ardhura. Berisha tha se qeveria nuk mund të jetë pronare e territoreve të Bashkive dhe Komunave. Ndaj Ai kërkoi që këto pasuri të menaxhohen me kujdes nga pushteti lokal.

Ai ka risjellë edhe një herë rëndësinë e dy projekteve të ullirit dhe arrorëve.
Kryeministri foli për rëndësinë drurëve frutorë dhe investimit që duhet bërë për shtimin e tyre. Ndaj ai kërkoi nga drejtuesit vendorë të mbillen sa më shumë pemë frutore.

“Duhet të rritet sipërfaqja e tokës bujqësore të mbjellë. Do përcaktohet një fond i posaçëm për mbjelljen e drurëve frutorë”, tha Berisha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›