E Diel, 1 Nëntor 2026

RamaPresim propozim te qarte per vazhdim e reformes zgjedhore

Edi Rama ka drejtuar sot në mesditë mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së nga i ka kërkuar qeverisë përgjigje zyrtare për paktin me 10 pika.

Edi Rama theksoi se edhe pse opozita ka shtrirë dorën për të shmangur një tjetër shuplakë të Europës për Shqipërinë, qeveria ende nuk ka dhënë një përgjigje për paktin.

“Sidoqoftë ne këmbëngulim që të kemi publikisht një qëndrim zyrtar të qeverisë. Qeveria duhet të shprehë nëse e do apo jo paktin e opozitës. Do apo s`do kjo shumicë parlamentare për të rimëkëmbur shtetin duke garantuar një proces politik europian. Të na thonë qartë që çfarë duan të rishohin në këtë pakt. Të na thonë nëse duan të shtojmë diçka në këtë pakt” ka theksuar Rama.

Ai gjithashtu ka përsëritur ftesën drejtuar kryeministrit, Sali Berisha për debat publik, sy më sy përpara gjithë shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›