Berisha kërkon bashkëpunim: Nuk është koha për të bërë debat me Ramën
Kreu i mazhorancës i ka kthyer përgjigje ftesës së kryetarit të opozitës për debat publik. Përgjigja erdhi me anë të një deklarate të bërë nga zëdhënësja e PD-së pasi vetë Berisha nuk e komentoi këtë sfidë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.
Berisha ka qenë i gatshëm për të debatuar me të në të shkuarën. Ai e ftoi zotin Rama për të debatuar për zgjedhjet e vitit 2009 dhe është i gatshëm për të debatuar me liderin e opozitës përpara zgjedhjeve të vitit 2013, por zoti Berisha beson se tani nuk është kohë për debate veçanërisht për shkak se nuk do të ishte e përshtatshme për Partinë Demokratike të ndikonte në Kongresin e ardhshëm të Partisë së z. Rama, tha zëdhënësja e PD-së.
Përgjigja e kreut të PD-së vjen në një kohë kur Rama pasi vendosi kushtet për bashkëpunimin me maxhorancës. Berisha përveçse deri tani ka shpërfillur propozimin për bashkëpunim tani po shpërfill edhe kërkesën për debat publik. Në këtë prizëm, Berisha duket se po kërkon qeverisje të qetë deri në vitin 2013-të.
Duke gjykuar nga gjuha e letrës së hapur të zotit Rama, ai mund të dojë që të bëjë luftë politike dhe të debatojë për të shkuarën, por tani nuk është koha që ne të fokusohemi mbi mosmarrëveshjet tona, vijon më tej përgjigja.
Berisha dhe Rama edhe pse që prej vitit 2005 janë dy liderët e dy partive kryesore nuk janë përballur asnjëherë publikisht në debat. /F.S/
* * *
Kryeministri Berisha u shpreh sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së se qëndrimi i opozitës nuk ka ndryshuar. Vetëm pas minuta pas ripërsëritjes së ftesës nga opozita për të shqyrtuar paktin me 10 pika të saj, Berisha, njësoj si edhe herë të tjera, iu përgjigj pozitivisht ftesës së opozitës, me një por pas pranimit. Unë kam një përgjigje serioze. I nderuar zotëri, jemi plotësisht të vendosur të bashkëpunojmë në interes të vendit për reformën zgjedhore. Ne kemi paraqitur dhe jemi të gatshëm në kushte barazie të ulemi në një komision parlamentar për reformën zgjedhore, i cili duhet të ketë axhendë të tij adresimin e 52 rekomandimeve të 2 ekipeve të OSBE-ODIHR-it. N.q.s. para zgjedhjeve loKale, për një seri çështjesh duhet të funskiononte hamendja, tani nuk ka gjë për të hamendësuar. Dy këto ekipe kanë vendosur gishtin në të tëra problemet. Jemi të hapur dhe kam propozuar që delegacioni ynë në PE, i cili është në përbërje 50 me 50, të autorizojë 1 apo 2 deputetë nga pozita dhe opozita të marrë rregulloren e PE-së, e cila ka konceptet më të avancuara të demokracisë parlamentare, të ballafaqojë rregulloren e parlamentit tonë, tha Berisha.
Sipas kryeministrit, qëndrimet e opozitës janë njësoj si një vit më parë. Qëndrimi i grupit të PS-së është identik me qëndrimin e një viti më parë. Edhe atëherë ishin në Parlament, por ligjet nuk i votonin. Unë nuk mund të pranoj jashtë rregullit të Kushtetutës. Gjer tani në mënyrë absolute është copy paste e qëndrimeve të mëparshme , u shpreh Berisha.
Berisha akuzoi sërish Ramën se me veprimet e tij kërkon të shumicën. Problemet e ndarjes së pushtetit në tavolinë janë jashtë kulturës time. Nuk ka kontratë më të madhe sesa Kushtetuta. N.q.s. bëhen propozime për të dalë jashtë kuadri, këto bëhen me qëllim për të justifikuar politikën e bllokimit. As nuk do jem president, as nuk kam ndërmend të ndryshoj ligjet kushtetuese. Problemet e ndarjes së pushtetit në tavolinë janë jashtë kulturës time. …Dua guvernatorin dhe KKRT-në. Jo mor zotëri, shumicë nuk mund të bëhesh kurrë, shumicë të bëjnë shqiptarët jo Sali Berisha. Është para kongresit dhe pasi humbi zgjedhjet me qëndrimet e tij, do të kthehet përsëri aty, tha Berisha.