E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Dyshja Rama-Kokëdhima pothuaj shkrijnë Flamurtarin

TIRANE - Kryeministri në detyrë, Sali Berisha akuzon kryetarin e PS-së Edi Rama dhe deputetin Koço Kokëdhima për rrënimin e skuadrës së futbollit të qytetit të Vlorës.

Përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook”, Berisha akuzon Ramën e Kokëdhimën se po rrënojnë Flamurtarin, pasi lakmojnë stadiumin e Vlorës. Sipas Berishës, “modeli Kokëdhima i Apollonisë po ekzekutohet edhe në Vlorë me Flamurtarin.”.

“Të dashur miq, një lajm i hidhur për sportin shqiptar. Dyshja Rama- Kokëdhima pothuaj shkrijnë Flamurtarin, njëren nga skuadrat më të mira të vendit, me një kontribut të madh në futbollin e vendit dhe histori të pasur me suksese të shumta. Flamurtari në dekada iu dhuroi vlonjatëve dhe shqiptareve ndeshje ndër më të bukurat, me luftaraket dhe me dinjitozet. Modeli Kokëdhima i Apollonisë po ekzekutohet edhe në Vlorë me Flamurtarin. Vlonjate dhe Vlonjatë prapa rrënimit të skuadrës suaj qëndron lakmia Rama-Kokëdhima për stadiumin tuaj. Këtij i thonë ndryshim! Mafia rrënon Flamurtarin. Përpara drejt stadiumit!”- shkruan Berisha në “Facebook”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›