E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Bëmë zgjedhje me standarde, PS kontrollon Kolegjin Zgjedhor

TIRANE- Partia Demokratike përshëndeti përmbylljen e procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Në një deklaratë të zëdhënëses së kësaj partie, Laura Vorpsi, thuhet se “ky proces shënoi arritje në lidhje me standardet e organizimit, dëshmoi vullnetin pozitiv të mazhorancës për organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve, përkundrejt minimit që PS i bëri procesit, duke tërhequr anëtarët nga KQZ”.

Për PD-në, “vendimi i sotëm dhe vullneti i dëshmuar i PD dhe aleatëve të saj për një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor nuk mund ta shlyejë vulën e turpit, me vjedhjen e votave që u provua në sytë e publikut dhe vëzhguesve vendas e ndërkombëtarë”.

Ndërkaq, Partia Demokratike e cilësoi Kolegjin Zgjedhor si të lehtëkontrollueshëm nga Partia Socialiste. "Që në fillim, qëllimi i PS ishte të shndërronte në organ të vetëm për zgjedhjet, Kolegjin Zgjedhor, të cilin siç edhe u dëshmua, e kontrollonte lehtësisht”, thekson Vorpsi, teksa shpreh vendosmërinë e PD-së “për transparencën e shkeljeve dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›