E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, krerët e shtetit urojnë Bajramin e Madh

PRISHTINE - Krerët shtetërorë kosovarë uruan drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e Ditës së Bajramit të Madh.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, fton që si në gjithë festat tona, edhe në këtë ditë të shënuar, të kujdesemi për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë, të dëshmojmë edhe një herë ndjenjën tonë të solidaritetit. "Në këtë ditë, të përkujtojmë me respekt të gjithë ata që sot nuk janë në mesin tonë, të gjithë ata që me sakrificën e tyre bënë që ne sot të kemi shtetin tonë, të jetojmë të lire", thekson Jahjaga.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehet se "qytetarët tanë te besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humane, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme".

"Urojmë që kjo frymë e mirëkuptimit dhe kultivimit të vlerave që na bashkojnë të vazhdojë dhe të thellohet gjithmonë në mesin tonë, duke e bërë Kosovën vend te paqes, përparimit dhe harmonisë midis njerëzve të perkatësive të ndryshme etnike dhe religjioze. Kosova do të vazhdojë te jetë vend i përcaktuar për perspektivën e saj euroatlantike, si shtet i lirë dhe demokratik, që do të thellojë edhe më tej respektimin e lirive fetare dhe kulturore të të gjithë qytetarëve të saj", thekson Thaçi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Jakup Krasniqi, në urimin e tij thekson se muaji i Ramazanit, që kurorëzohet me Bajramin e Madh, simbolizon sakrificën, përkushtimin e besimtarëve dhe solidaritetin me njëri-tjetrin. "Bashkëjetesa e harmonia ndërfetare, bëjnë pjesë në thesarin e madh të vlerave civilizuese e humane të popullit tonë", shprehet Krasniqi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›