Berisha E djathta e bashkuar do te fitoje zgjedhjet
Kryeministri Berisha që sot mund të bëjë fushatë duke folur vetëm për një koalicion të djathtë. Foli me siguri për një të djathtë të bashkuar që do t’i fitojë zgjedhjet.
“Ne që antërësuam Shqipërinë në NATO, liberalizuam vizat, rritëm pagat e pensionet do të fitojmë më 23 qershor”- u shpreh kreu i qeverisë.
E djathta është shumicë dërrmuese, u tha banorëve që kishin dalë për inaugurimin e rrugës së tyre Gjepalaj-Shijak, të cilët presin përfitime prej saj.
“Rruga bën të mundur tregtimin me shpejtësi të produkteve tuaja. Për ne zhvillimi rural është dhe mbetet përparësia më madhore për një Shqipëri të zhvilluar. Ndaj dhe jemi të vendosur të bëjmë gjithcka për t’u ofruar fshatrave shqiptarë rrugët e shkollës”- deklaroi ai.
Janë ndërtuar 8000 km rrugë në 8 vite në fshatrat e vendit, brenda katër viteve nuk do të ketë rrugë të pasfaltuar premtoi kryeministri. I shtoi këtij premtimi dhe sistemin modern të vaditjes, shumëfishimin e punësimit, të prodhimit dhe të granteve për fermerët.