E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selanik gjykata bllokon ekstradimin e Frrokut dhe Jakut

Para gjykatës të dyshuarit për organizator të vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, u soll nën masa të rrepta sigurie…
Arben Frroku dhe Jak Jaku, me ndihmën e përkthyeses iu përgjigjen për disa minuta pyetjeve të tre gjyqtarëve të çështjes. Të dy të dyshuarit, kërkuan që të lihen të lirë dhe të kthehen në Shqipëri pa pranga për tu përballur me akuzat e ngritura.
Arben Frroku, pranoj edhe para gjykatës se kishte konflikt me të ndjerin Lamaj, por nuk ishte ai autori apo organizatori i vrasjes së tij. Edhe vëllai i të dyshuarit, pas përfundimit të seancës gjyqësore, kishte të njejtin qëndrim

Të njejtin qëndrim mbajti para gjykatës edhe avokati i Frrokut, Eftimios Kafkopoulos, që sipas tij, çështja e klientit të tij është politizuar në Shqipëri. Ai I paraqiti gjykatës, disa kompakt disqe, ku deputetët e Kuvendit të Shqipërisë debatonin me Ministrin e Brendshëm për rastin e vrasjes së Dritan Lamajt…
“ABC NEWS” ka siguruar një kopje të dosjes së dërguar në Selanik nga autoritet shqiptare, ku në asnjë rresht nuk jepen prova konkrete që faktojnë se I dyshuari Arben Froku është autori apo organizatori I vrasjes. Në dosjes, thuhet se viktima kishte konflikt serioz me Frrokun dhe për këtë fakt dyshohet se ai është organizatori i vrasjes së 24 shkurtit në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›