E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Berisha-Tungland

Kryeministri Berisha u takua me Menaxherin e përgjithshëm të gazsjellësit Transadriatik. Zoti Tungland vlerësoi progresin në negocimin e Marrëveshjes Pritëse Qeveritare, si një dokument i rëndësishëm që rregullon marrëdhëniet e  Shqipërisë me kompaninë TAP AG për përmbushjen e projektit të gazsjellësit. Kryeministri Berisha tha se kjo është shprehje e seriozitetit maksimal të qeverisë shqiptare, e cila e vlerëson këtë gazsjellës si projektin më fizibël, i plotësuar me kuadrin dokumentar të një cilësie të lartë. Konsorciumi i Shah Deniz-it e jep vendimin për përzgjedhjen mes projekteve TAP e Nabucco  brenda qershorit 2013.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›