Vlorë, dallgët pengojnë ankorimin e tragetit, pasagjerët në det mbi 6 orë

VLORE - Deti me dallgë dhe erërat e forta prej orësh bëjnë të pamundur ankorimin e tragetit të linjës Brindizi- Vlorë. Në traget ndodhen mbi 250 pasagjerë të cilët prej më shumë se 6 orësh ndodhen në traget.
Kapiteneria e portit thotë se deti është me forcë 6 ballë në gji, dhe 8-9 ballë në det të hapur dhe era e fortë që frynte në drejtim të jugperëndimit, me shpejtësi 65km/orë nuk lejon ankorimin në port të tragetit.
“Jemi në det të hapur. Na thonë se nuk ka mol të përballojmë këtë erë. Jemi 8 autobusë në traget që bëjmë linjat e ndryshme me Italinë. Jemi më shumë se 250 persona”- tregon një pasagjer që ndodhet në traget në një lidhje telefonike për tv A1 REPORT në orën 13: 45 minuta të ditës së sotme.
Ai tregon se në traget (foto) ndodhet dhe një i vdekur, ceremonia mortore e të cilit ishte parashikuar të zhvillohej paradite në Vlorë.
Kapiteneria e portit pezulloi daljen në det të çdo mjeti lundrues. Anijet e mëdha mbeten në radë brenda gjirit të Vlorës, ndërsa peshkarexhat janë ankoruar në bregdetin e Zvernecit. Ndërkohë, rreth 80 % e qytetit nuk ka energji elektrike, si pasojë e furtunës dhe motit të keq. Era e fortë ka shkaktuar dëmtimin e çative në disa pallate, duke u kthyer në rrezik serioz për jetën e kalimtarëve. Dëmtime ka pasur edhe në billborde dhe qepenet e dyqaneve etj. Policia ka rrethuar përmes shiritëve disa zonë që konsiderohen të rrezikshme për kalimtarët.
Era e fortë ka shkaktuar dëmtimin e çative
(sg/shqiptarja.com)