Berisha E majta pazar ne kurriz te minoritetit Ksera pefaqesuesi juaj i denje
Opozita, për kryeministrin Berisha, nuk kanë realizuar aspak misionin e saj. Madje dhe në këto ditë të fushatës elektorale vëmendja e saj është e zhvendosur.
Gjatë inaugurimit të rikonstruksionit të rrugës Llongo-Koshovicë në Gjirokastër, Kryeministri Berisha zgjodhi që të bëjë një panoramë të zhvillimeve deri të tanishme në kampin e majtë. “Ato të quajturit opozitarë, që gjithçka mund të jenë dhe veç të tillë nuk janë, sepse kemi Ramën, i cili ka qenë për 11 vite personi i dytë më i rëndësishëm për nga rëndësia e pushtetit në nivel lokal, çfarë dha?! Meta qëndroi katër vjet në qeveri dhe iku me qëllimin ose të marrë kreun e PS ose karrigen time që s’do e marrë kurrë. Këto opozitarë të freskët këtu janë sjellë në mënyrë jo normale ndaj minoritetit, kanë mbajt një qëndrim jo dinjitoz”, u shpreh Berisha, në fjalën e tij.
Por, në këtë panoramë të përfaqësuesve opozitarë, kreu i ekzekutivit u ndal dhe në emra të tjerë përfaqësues të së majtës të cilët kërkojnë votën e komunitetit minoritar. “Zoti Vangjeli, pazaret që bën janë shumë të padenja. Kishte një përfaqësues në KQZ, Jani Jani. Ai i bentë nder KQZ, pasi ishte një përfaqësues i juaji, e detyruan e terrorizuan me pazaret që bënë me Ramën, i cili në fund i mashtroi dhe Jani Jani u nxor nga komisioni, dhe solli Naçin, ai e ka mendjen te nafta, Vangjel Tavo, e futi në listën e zezë, në marrëveshjen Tavo, Manjanin, Luan Rama se mund të kandidojë në listat e PS”, u shpreh Berisha. Ardhur në këtë pikë, vota e 23 qershorit, sipas tij, duhet të jetë për përfaqësuesin e denjë të kësaj zone, Spiro Kserën.
“Ju keni këtu një birin tuaj që mbetet avokat i pamposhtur, ai është ministri Ksera. Në 23 qershor do votoni si qytetarët të lirë, po unë them të votoni Spiro Kseren, ai është promotori i të gjitha projekteve në zonën e minoritetit, ai është një ministër i përkushtuar”, deklaroi Kryeministri.
Ianugurimi i rikonstruksionit të rrugës Llongo-Koshovicë Kjo rrugë me gjatësi 5.3 km dhe 85 milion lekë lidh qendren e Llongos me Koshovicën. Rikonstruksioni është financim i OFID dhe qeverisë shqiptare. Gjithashtu pjesë e këtij investimi ka qenë një segment prej 270 m që lidh fshatin Koshovicë me piken kufitare me Greqinë duke ditur që në perspektive do të ketë një pikë kufitare palën greke. Pas rikonstruksionit të plotë rruga është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme inxhinierike, me shtresat asfaltike, muret mbajtës, bordura bankinat anësore si dhe sinjalistika horizontale dhe vertikale. Pjesë e këtij investimi kanë qenë edhe rikonstruksioni dhe zgjerimi i tre urave të vogla që ndodhen në aksin e rrugës. Në vlerësimin e kreut të qeverisë Gjirokastra, Dropulli, Saranda, me rrugët që u ndërtuan nuk janë më ato që ishin. “Ju garantojmë mbështetjen e qeverisë që ju të ndërtoni ferma të rëndësishme, aplikoni për grande për ferma të suksesshme. Aplikoni me projekte që t’iu mbështesim”, ftoi Berisha banorët e kësaj zone.
Sipas tij, punën që bëjnë banorët e zonës si emigrantë në shtetin helen, të vijnë dhe ta mundësojnë në tokën e tyre, duke pasur dhe mbështetjen e qeverisë “Berisha”. “Bijtë dhe bijat tuaja janë në Greqi, dhe një pjesë e mirë e tyre punojnë në bujqësi. Të vijnë të aplikojnë në vendin e tyre për projekte bujqësore dhe të mos lënë asnjë pëllëmbë tokë djerrë. Në ju garantojmë mbështetjen, rrisim punësimin dhe begatohemi. Ju ftoj të ecim përpara, sepse kemi kaluar vështirësi por kemi arritur rezultate. Kemi rritur rroga dhe pensionet, edhe pse nuk janë në nivelim që do të donim, por do të vazhdojnë të rriten. Do bëjmë gjithçka që të drejtat tuaja të realizohen dhe të materializohen”, garantoi Kryeministri, gjatë kësaj ceremonie.