E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konventa e PS ne dekor gjyshi i Topallit

Në konventën elektorale të Partisë Socialiste ndër të tjera për dekor u përdor edhe fotoja e Gjon Çobës, kryetar i Këshillit të Lartë të Shtetit, deputet e senator në vitet ‘20. 
Gjon Çoba është gjyshi i kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli e cila ka reaguar në facebook. “Gjyshërit tanë që bënë Shqipërinë i masakroi, tentoi t’u shuante genin e ta zëvendësonte me “njeriun e ri’. Sot “njeriu mavi”, ato portrete të shenjta i ekspozon nëpër tribuna përkrah “kalbsinave të vjetra” që i vranë e që sot kërkojnë shejtnim…-shkruan zonja Topalli. Ajo thotë se Shqipëria ka vetëm një përgjigje, për “njeriun mavi”, siç e quan Edi Ramën: atë që i dha të atit kur erdhi i veshur si “njeriu i ri”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›