Berisha-EULEX Kosova faktor stabiliteti ne rajon
Tirane 3 Dhjetor NOA - Kryeministri Beisha priti sot ne takim shefin e Misionit EULEX ne Kosove Xavier Bout de Marnhac.
Pasi i uroi perzemersisht mireseardhjen Berisha theksoi se Shqiperia vlereson shume rolin dhe kontributin e rendesishem qe misioni EULEX po jep ne konsolidimin e shtetit ligjor ne Republiken e Kosoves dhe se Shqiperia e mbeshtet plotesisht perpjekjet e EULEX dhe te institucioneve demokratike te shtetit me te ri europian Republikes se Kosoves per konsolidimin e demokracise shtetit ligjor garantimin e te drejtave dhe lirive te individit dhe minoriteteve.
Kryeministri Berisha ritheksoi se Kosova eshte kthyer tashme ne faktor paqeje dhe sigurie ne rajon.
Nga ana e tij Xavier Bout de Marnhac e falenderoi Berishen per pritjen e ngrohte e miqesore dhe i shprehu mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen qe Shqiperia i ka dhene dhe i jep misionit EULEX dhe Kosoves por edhe per rolin qe Shqiperia luan si nje faktor i rendesishem inkurajues per forcimin e dialogut dhe bashkepunimit ne sherbim te paqes e stabilitetit ne rajon.
Ne takim u vleresua rezoluta e fundit e Organizates se Kombeve te Bashkuara e cila ofron te gjitha mundesite per zhvillimin e dialogut dhe bashkepunimit per te gjitha ceshtjet praktike midis Prishtines dhe Beogradit cka do ti sherbeje interesit me te mire te ketyre dy vendeve por edhe konsolidimit te stabilitetit e sigurise ne rajon.
n.e/NOA