E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukraina se shpejti me perfaqesi diplomatike ne Tirane

Astana 3 dhjetor NOA - Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto u takua me ministrin e Puneve te Jashtme te Ukraines Kostyantyn Grushenko gjate punimeve te Samitit te OSBE-se qe u zhvillua ne Astana te Kazakistanit gjate datave 1-2 dhjetor 2010.

Te dy homologet vleresuan nivelin e marredhenieve ekzistuese mes dy vendeve dhe rane dakord qe gjate vizites se pritshme te presidentit te Ukraines ne Shqiperi te nenshkruhen nje sere marreveshjesh te cilat do te kontribuojne ne forcimin e bashkepunimit ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle vecanerisht ne fushen ekonomike.

Ministri Haxhinasto informoi homologun e tij rreth zhvillimeve ne Ballkanin Perendimor dhe ecurine e procesit te integrimit te Shqiperise dhe te gjithe rajonit.

Gjate takimit u ra dakord per te bashkepunuar ngushte ne kuader te Kryesise ukrainase te OSBE-se ne vitin 2013.

Ministri Grushenko informoi se Ukraina do te hape perfaqesine e saj ne Shqiperi ne nje kohe shume te afert.

Ai ftoi Ministrin Haxhinasto qe te vizitoje Kievin ftese qe u pranua me kenaqesi.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›