Berisha Edi Rama deshtoi morri pergjigjen e merituar

Dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve vendore te 8 majit, dhe për forcën kryesore të maxhorancës fushata elektorale ka filluar. Kërtë e konfirmoi kryeministri Sali Berisha, i cili tha se kjo fushatë do të ketë në qendër të saj projektet për një Shqipëri të zhvilluar. Ai garanton se votimet me 8 maj do të jenë sipas standardeve ndërkombëtare.
"De facto kemi nisur fushatën elektorale, përgatitjet për zgjedhje. Kjo fushatë për ne është fushatë fund e krye për qytetarin dhe problematikën e tij. Garancinë e plotë për cdo qytetar shqiptar që do votojë me infrastrukturën më moderne, se vota e tyre do ketë sistemin më modern të numërimit, se cdo votë do respektohet", tha Sali Berisha, kryeministër.
Duke folur para deputetëve demokrat ii ftoi kundërshtain e tij politik Edi rama që të dëgjoj mesazhet e ndërkombëtarëve dhe të bëhet pjesmarrës në zgjedhjet e 8 majit, duke respektuar kodin zgjedhore, sic tha ai të miratuar me konsensus në parlamentin shqiptar.
"Ftoj zotin Rama të lexojë mesazhet e qytetarëve shqiptarë, po dhe të miqve të Shqipërisë në Europë dhe në botë. Këto mesazhe janë zgjedhje lokale, një provë e qëndrimit ndaj lirisë të forcave politike shqiptare dhe të qytetarëve shqiptarë", tha Berisha.
Më herët ndërsa mori pjesë në inagurimin e shkollës Gramoz Palushi në Paskuqan një investim prej 660 milionë lekë kryeministri tha Edi Rama dështoi në përpjekjet e tij dy vjecarë për të shkelmuar votën e shqiptarëve. "Bëri çdo gjë që të nxirrte qoftë edhe një fjalë të vetme kundër votës tuaj dhe dështoi", u shpreh ai. Partia Socialiste dhe pse kanë tejkaluar afatet, nuk ka dërguar asnëj komisioner në komsionet zgjedhore, ndërkohë që të martën mbyllet afati i regjistrimit të partive që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 8 majit.
Taulanta Boja