E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama kerkon garanci. DAlema Berisha autoritar

Ne samitin e Partive Socialiste Europiane qe u mbajt ne Greqi, kryetari i socialisteve shqiptare Edi Rama theksoi nevojen urgjente te zgjidhjes se krizes ne Shqiperi. Kryesocialisti shqiptar u ndal te ngjarjet e 21 janarit, per te cilat akuzoi si pergjegjes per vrasjet dhe plagosjen pushtetin, duke denuar edhe sjelljen e mazhorances kunder institucioneve te pavarura, veçanerisht ndaj prokurorise. Rama tha se PS do te jene ne zgjedhjet e majit, por kërkoi garanci per to.

Masimo D’Alema, sekretari i pergjithshem i Partise Demokratike Italiane demokratike italiane tha se nuk eshte hera e pare qe Berisha tregohet nje drejtues autoritar. D’Alema tha se BE duhet te asistoje me ndihme konkrete ne zgjedhjet e majit, duke mbështetur socialistet shqiptare se duhen ndryshuar nje sere kushtet per realizim te zgjedhjeve te lira dhe te drejta.

Gjate samitit te partive te majta ne Greqi, kryesocialisti u takua edhe me kryeministrin grek Jorgo Papandreu, i cili gjithashtu mbështeti qëndrimet e socialisteve shqiptare per nevojen e garancive per zgjedhjet e majit.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›