E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, motorri përplaset me trajlerin, 1 i plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në urën e Dajlanit ku një motorr është përplasur me një trajler me targa TR 9353 P dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motorrit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit dhe mësohet se gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.
 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e të plagosurit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›