E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE, thirrje për rritjen e kandidateve femra në zgjedhje

TIRANË- Me rastin e festës së 8 marsit dhe afrimit të zgjedhjeve vendore ne vend, kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë ka bërë thirrje sot për rritjen e pjesmarrjes së grave në politikë si faktorin kryesor për rritjen e barazisë gjinore.

"Unë besoj fuqimisht se pjesëmarrja aktive e grave në jetën publike dhe politike të vendit është me rëndësi të madhe për një shoqëri demokratike, moderne dhe paqësore",- ka deklaruar në një mezash urimi me rastin e festës së grave ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth.

Ndërkohë Wollfan vlerëson se pavarësia gjinore është një angazhim i rëndësishëm i OSBE-së:- "Akti Final i Helsinkit e nënvizon respektin për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore pa dallim gjinie si një nga parimet kyçe të OSBE-së. Më 2004, të gjitha shtetet pjesëmarrëse përtëritën angazhimin e tyre për barazinë gjinore duke deklaruar se të drejtat e barabarta mes grave dhe burrave dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut janë thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin në zonën e OSBE-së"’

Sipas tij, gratë shqiptare, duke qenë një përbërës i rëndësishëm i shoqërisë shqiptare, duhet të jenë po ashtu pjesë e pandashme e qeverisjes dhe proceseve demokratizuese në vend.

"Është e rëndësishme t'u ofrohet e gjithë mbështetja e mundshme kandidateve gra, sikurse është me rëndësi zbatimi në praktikë i kuotave gjinore prej 30 %", theksoi Wollfarth. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›