Berisha Edi Rama si Dauti i fshatit tim
Kryeministri deklaroi mbreme ne emisionin Opinion te gazetarit Blendi Fevziu ne Tv Klan se me 8 maj Tirana do te behet me kryetar bashkie. Shefi i Qeverise tha se do te pritet deri 2 muaj para zgjedhjeve per vendime te mundshme gjykatash mbi hetimin e 28 qershorit por shtoi se smund te zevendesoj gjykatat e te beje cte doje Dauti. Nga ana tjeter Berisha nuk ka munguar te shprehet dhe ne lidhje me kandidatet per president duke paralajmeruar se PD dhe LSI do te kene nje kandidat te perbashket. Nga ana tjeter ai nuk ka munguar re vleresoje dhe njehere procesin e heqjes se vizave per qytetaret shqiptare duke akuzuar opoziten qe jo vetem nuk mori pjese ne kete proces por dhe u perpoq ta pengoje ate. Nga ata tjeter kreu i qeverise ka folur per statusin e BE shembjen e Piramides dhe qendrimin ndaj ish-rivalit te tij politik Nano.
Zoti kryeminister vini me trofe sic eshte liberalizimi i vizave por dhe me nje problematike sic eshte statusi i vendit kandidat...
Nuk eshte trofe eshte nje arritje e shqiptareve.
Por qe u sfumua te nesermen....
Jo asgje. As dekadat nuk e sfumojne dot vleren e jashtezakonshme te ketij vendimi per liberalizimin e vizave. Aq sa mund te sfumohet renia e Perdes se Hekurt. Para ketij momenti shqiptaret leviznin ne 28 km katrore. Veshtire ta besosh vleren e nje vendimi te tille nese nuk e ke vuajtur levizjen e lire. Shqiptaret kane vuajtur me shume se kushdo. Gjate ketyre pese viteve si Kryeminister kam marre dhjetera mesazhe. Por me te dhimbshmet ishin kur me kerkonin ti ndihmoja per nje vize sepse djali apo vajza e tyre po vdiste ne spitalet e huaja. Shqiptareve dhe me dokumente qe kishin nga spitali nuk ua jepnin vizen.
Po kerkon dhe leke kjo levizje
Sigurisht qe do dhe leke sepse borgjezia leviz me klasin e pare te tjere me klas ekonomik ka qe levizin me tren me autobus. Vizat kane qene Problem kryesor jo per keta qe levizin me klas te pare por per ata qe levizin me tren me autobus qe shkojne tek njerezit e tyre apo ne hotele ekonomike.
Por prape te fundit e morem levizjen e lire
Te fundit sepse kishin arsyet e veta. Nga Brukseli kane ardhur mesazhe te qarta qe nuk ishte dhurate. Per ne kerkesat ishin me te medha. Ne vitet 1997-2005 ne Shqiperi u ngrit muri i krimit te organizuar. U shkruan madje edhe libra per mafien shqiptare si nga me te rrezikshmen ne Evrope. Ishin realitet librat. Ne Shqiperi bandat luanin futboll me koka te prera kontrollonin porte dhe aeroporte. Erdhem ne ne 2005 dhe shpallem zero tolerance ndaj tyre. I luftuam me policine kriminale qe ne cdo aksion qe ndermerrte ndaj tyre tradhtohej. Epo ne vitin 1996 nuk mund ti hiqja vizat une. Ne 8 vite te PS u ngrit 8 kate muri krimit e korrupsionit. Nuk mund ti jepeshin vizat ketij vendi. U desh qe te cmontoheshin 206 banda te viheshin para ligjit mbi 1000 anetare e bose te bandave u desh te faktohej se alternativa zero tolerance ndaj krimit nuk ishte ne leter por aktive. U arrestuan dhe ndaluan ne 4 anet e Evropes kapot e bandave. Pasi u faktua se u ul. U cmontua muri i korrupsionit. Shqiperia u katandis e 24-ta me e korruptuara ne bote. U be famoze per Shqiperine flitej. Politika e duarve te pasterta e nxori ate ne drite.
Por ama cdo dite keni akuza nga opozita
Si ajo per adashin e djalit tim. Nuk ishte problem se u demtua imazhi i gazetes por sepse u prek nje biznesmen i pafajshem. Ai lajm qarkulloi ne gjithe gazetat dhe nuk e vune. Lufta kunder korrupsionit beri qe ky vend si asnje vend tjeter ne kater vite te dyfishoje buxhetin. Buxheti sot eshte me i madhi ne historine e vendit.
Flitet per miliarda leke per rruge shume pak jane vene ne dispozion...
Jane vene ne dispozicion 550 milione dollare. Une deklarova 500 dhe jane vene me shume. Ne fakt kemi edhe me shume se keto se ne keto fonde nuk eshte vene asnje qindarke nga privatizimet qe do te behen. Pra ne shembem murin e korrupsionit. Zhvilluam zgjedhjet me te ndershme. U be nje perpjekje antinjerezore e opozites qe hap kutite te futim vizat. Po ligji u zbatua dhe vizat u hoqen. Ata donin te fusnin vizat e shqiptareve ne kuti. Nese Shqiperia nuk do te bente zgjedhjet qe beri vizat nuk do te jepeshin. Eshte ne detyrimin e nje qeverie tu faktoje shqiptareve se votojne te lire. Per ne kriter u percaktuan edhe pasaportat biometrike per te cilen opozita beri perpjekje te jashtezakonshme per ti bllokuar dhe nuk votoi ne Parlament ligjet per to. U vendosen sistemet me moderne ne kontrollin e kufijve. Keto bene qe vizat te mos hynin ne kuti por te clironin levizjen e lire. Miqte e Edi Rames ne Parlamentin Evropian bertisnin dhe shtyne votimin ne Komision. Emisaret e tij rrinin ne Bruksel me telefona me shpresen qe mund te pengonin vizat. Ai eshte zemerligesia me ekstreme te perpiqesh te pengosh liberalizimin e vizave. Nuk ia doli.
Zoti Rama i pershendeti vetem nje ore pas marrjes se vendimit per liberalizimin e vizave...
Ai ka nje problem. Syri klinik me lejoi mua te diagnostikoj me hollesi te madhe ate dite gjithe brendine e tij. E pashe ne nje gjendje te vajtueshme. Ai nuk duhet te dilte ne ate menyre para mediave duhet ta merrte mire veten te bente grim dhe pastaj te dilte. Se kisha pare ndonjehere ne ate gjendje.
Por nderkohe ju nuk ju dhane statusin. Madje jane edhe 13 rekomandime dhe 7 ligje qe duan shumice te cilesuar
Une statusin se kam premtuar kurre. Ato qe premtoj une i shkruaj te gjitha. Raporti eshte me i miri. Te tregoj nje histori ketu. Kisha une nje Daut ne fshatin tim. Nje nga familjet e varfra ne fshat se aty kishte pak te varfer diku tek tre familje se ishin mesatare. Nje familje kishte nje djale me emrin Daut dhe Dauti kercenonte nenen e vet i thoshte me bej kete gje e ema nuk kishte ai thoshte ose ma bej ose do vjedh te komshia. Nena cte bente mendonte si ta zgjidhte. E kemi dhe ne kete problem ne shtepine tone. E kemi edhe ne Dautin qe thote o fitoj o ska po nuk fitova ika nga partia dhe pastaj nderron statutin e partise dhe nuk iken. Nuk merret dot Parlamenti Evropian me Dautin.
Keni thene se raporti i Komisionit Evropian ka pasaktesi
Nuk ekziston raport nga cilido qe te hartohet qe te kete saktesi ne cdo fjale. Zoti Mirel me tha qe mund te gjenden probleme te pasakta ne raport do na i sillni per 4-6 jave. Raporti do lexohet per te nxjerre nje nga nje problemet dhe detyrimet qe kemi prej tij.
Keni mbi kater rekomandime zgjidhja e te cileve varet vetem nga dialogu juaj me Partine Socialiste si do e zgjidhni
I eshte kerkuar Edi Rames te sjelle kandidaturen e Avokatit te Popullit dhe ta miratojme se fundmi. Por une nuk do te pranoj kurre qe te trajtoj me Edi Ramen apo me dike tjeter vendimet e gjykatave. Nuk ka njeri ne bote qe ta beje nje gje te tille. Nuk kam pasur pas zgjedhjeve asgje me te rendesishme se vizat. Zoteria me thoshte hap kutite marrim vendimet e gjykatave qe une te liroj vizat. Absolutisht nuk e bera. Nuk e bera se nje njeri i lire nuk e ben kurre. Ata kane psikologjine e bllokut mega-bunkerit te Shqiperise. Vetem ashtu mund ti kerkosh te dalesh mbi gjykaten.
Cfare i ofroni Edi Rames qe te arrini nje konsensus dhe te plotesohen rekomandimet e Komisionit Evropian
Zgjedhjet do te jene te lira dhe te ndershme.
Po nuk mori pjese opozita...
Opoziten nuk e udheheq une eshte force politike zyrtare. Cdo lloj veprimi qe te beje opozita une duhet te faktoj perkushtimin tim per zgjedhje te lira e te ndershme.
Qarkullojne zera se po negocioni me Edi Ramen per kryetarin e bashkise
E verteta eshte se 8 maji me sa shoh une do te jete berja e Tiranes me nje kryetar bashkie. Ky kryetar bashkie qe eshte sot nga viti 2007 e deri me sot ska bere ne menyre absolute as 70 ore pune.
Por ai ju ka mundur tre here
Qytetaret e Tiranes kane mbetur jetim. Aty nuk ka me as mekembes se kur kishte Shalsi e bente po tani nuk merret vesh cfare behet.
Por ju nuk keni ende nje kandidat
Kush tha. Ne kemi pese. Jo nje po 5 kandidate kemi.
Do jete zoti Basha
Do ta lesh pa gjume zotin Rama Po lere rehat. Ai qe ne vitin 2007 nuk ka bere as 70 ore pune. Qytetaret e Tiranes me zor po presin zgjedhjet te firmosin. Ne zgjedhjet e pergjithshme eshte i vetmi qe nuk vuri veten ne krye te listes. Ishte zgjedhje e tij.
Cfare i ofroni ju opozites qe te kthehet ne Parlament
Para se te vinte delegacioni i Parlamentit Evropian u negociua germe per germe deklarata e miratuar nga te gjitha palet. Une e pata ne zyre delegacionin. Ne beme leshime dhe ata ishin te kenaqur. Kur socialistet levizen Doris Pack per te shpetuar nxori nje propozim qe ne e pranuam me nje kusht te vetem qe te shtohej fjala Kushtetute dhe Kod Zgjedhor. Nuk ka njeri ne bote qe mund te terhiqet apo mos pranoje keto ligje. Socialistet ishin kategorikisht kunder dhe kjo solli qe amendamenti mos miratohet.
Po behuni dhe ju si nena e hadutit nje here dhe gjeni nje zgjidhje...
Po Dauti i nxori thinjat asaj e bente cdo tre dite nje kerkese. Per kutite te shkoje ne Strasburg ne Venecia. As qe mund te behet fjale. E fundit gje qe une Sali Berisha te merrem me kundershtimin e vendimeve te gjykates. Ate qe i them Rames eshte Po shko ne gjykate. Une rri disponibel per hetimin e zgjedhjeve deri 2 muaj para zgjedhjeve. Se ka edhe fushate elektorale. Nese gjykata vendos rinumerim jam 100 per qind qe te numerohet cdo vote dhe te ndryshoje cdo rezultat. Po une nuk mund te zevendesoj gjykatat dhe te beje cte doje Dauti.
E dini qe Edi Rama ka paralajmeruar protesta nga me te medhate e pare ndonjehere dhe kerkoi shperndarjen e Parlamentit si dhe nuk e perjashton mundesine e zhvillimit te nje mocioni kunder jush
E garantoj se do te respektohet cdo proteste e tij. Po te doje le te vije te filloje prape greven e urise para Kryeministrise. E ftoj qe neser te paraqese mocionin e mosbesimin dhe e garantoj se nuk do te kerkojme me shume se minimumin e diteve qe jane ne Kushtetute. Per tre dite Parlamenti mblidhet po e miratoi neser qe te henen zhvillohet mocioni. Problemi eshte qe ai ka pese vjet qe e thote dhe nuk e ben.
A jeni i sigurt se i keni votat
Po nese nuk jam une i sigurt cfare e pengon Ramen qe te kerkoje mocion. Me kursen mua
Ne debatin qe po zhvillohet me kandidatet per anetare te Gjykates Kushtetuese e keni me dekretet apo me presidentin Bamir Topi
Dekret do te votohen sic eshte rregulli. Ka problem Kushtetuta e Shqiperise. Kjo Kushtetute thote se anetaret e Gjykates Kushtetuese duhet te zgjidhen me nje mandat 9-vjecar neni tjeter thote nuk mund te zevendesohen me shume se 1/3 e anetareve te Gjykates Kushtetuese. Per kete arsye OSBE e shtroi kete problem. E verteta eshte qe ne mund ta dergonim ne Gjykate Kushtetuese me pare dhe nuk e beme. Nuk e beme sepse i takon Presidentit te Republikes ta bente sepse ai ben emerimin. Presidenti per arsye qe nuk e di nuk e beri. Ne beme shume mire sepse shmangem nje krize qe mund te pllakoste institucionin. Ne kete drejtim ska asgje politike. Nuk ka force politike ne bote qe nuk shqyrton kandidatet mbi bazen e platformes politike. Ne ja kemi bere te qarte Presidentit kete gje qe ne nuk miratojme persona qe kane marre pjese ne gjyqe politike. Eshte ne tagrin e Presidentit te sjelle apo jo kandidatura te tilla. Po sa here qe do te vijne do te rrezohen.
Duket sikur keni pasur nje periudhe mjalti me zotin Nano qe e larguat ju nga pushteti. Ai ka rikonfirmuar kandidaturen e tij per President. Do e mbeshtesni
Mazhoranca do te kete kandidatin e vet. PD dhe LSI nuk kane Fatos Nanon per kandidat. Nano eshte shefi historik i Partise Socialiste ndoshta kjo parti e mirepret propozimin e tij dhe mund ta kandidoje. Por ne do te kemi kandidatin tone si koalicion.
Flitet se pas vizave do te kete zgjedhje te parakohshme
Kjo teze e hedhin ata qe bene perpjekjet me djallezore kunder vizave. Une do shkoj deri ne qershor 2013.
Por nese nuk gjeni kompromis me opoziten do mbeteni pa status dhe me nje rruge integrimi te bllokuar
Gjeja e vetme qe mund te beje une eshte te garantoj funksionimin e shtetit ligjor Kushtetutes demokracise. Sdo ti lejoje vetes kurre te udheheqe opoziten dhe as ta trysnoje ate. Vendimet opozita i merr vete. Opozita eshte nje vlere pasuri une jam per respektimin e saj. Me Edi Ramen kam ndermarre reformat me te thella te karrieres sime politike. Kete periudhe ai ka adaptuar qendrimet me fundamentaliste ndaj qeverise dhe institucioneve. Qeveria do vijoje axhenden e saj. Cdo dite cdo jave. Ishte kjo platforme qe solli heqjen e vizave. Ne beme reforma dhe i zbatuam ato. Sikur vetem tre ligje po te votonte Rama do ishte bashkautor per vizat. Por nuk e beri. Nuk votoi as per ligjin antimafia as per diskriminim dhe as per pasaportat. Ka nje vit e gjysme qe te pakten 150 here ka nxjerr njerezit e vet per krize ekonomike nderkohe qe axhenda ime me mundeson mua te paraqese para Kuvendit buxhetin me te madh ne historine e vendit. Buxheti eshte 410 miliarde ne total. Axhenda ime me jep mundesi ti permbahem programit tim elektoral. Te rris rroga e pensione te eci me shpejtesi drejt kompletimit te infrastruktures se vendit te perfundoje tunelin Tirane-Elbasan Rrugen e Arbrit etj..
Keni te ardhura A jane premtime konkrete
Absolutisht jane premtime konkrete.
Me nje borxh te larte publik
Absolutisht vendet e Bashkimit Evropian e kane shume me te larte se ne. Ekonomia po rritet me 5 kete vit. Nje miku im ne Parlamentin Evropian me pyeti A i merr vendimet me shumice Parlamenti Po i them. A i merr sipas Kushtetutes Po i them. Keto jane kerkesat baze per Parlamentin. Opozita merr pjese ne komisione sjell amendamente pyetje interpelanca dhe voton sipas interesit te vet. Sot nuk votoi per NATO-n opozita dhe votoi per Beqajn. Po si ka mundesi te mos votosh per NATO-n dhe te votosh per Beqajn
Fondet qe do te perdoren per festimet e sotme jane publike
Po. Kemi te drejte dhe po e bejme se eshte festa e te gjitha festave. Momenti tjeter do te jete diten e vizave ku do perpiqemi te sjellim kengetaret me te mire. Une do te doja sigurisht te ishin me te miret e kohes si Rihana One Republik apo Ledy Gaga.
Mbi cfare baze e keni marre vendimin per prishjen e ish-piramides A nuk eshte shperdorim i fondeve publike
Une garantoj cdo shqiptar se ky vendim shkakun me themelor e ka ekonomik. Kam fakte te pakundershtueshme per kete. Jane disa probleme qe kerkojne zgjidhje ne Shqiperi dhe ne Tirane sidomos. Nder to eshte Parlamenti. Aktualisht godina eshte e papershtatshme ne kemi te ndare sallen e seancave dhe ate te komisioneve. Nderkohe qe gjate nje viti kryetarja e Gjykates se Larte me ka faktuar se situata logjistike hapesira per kete institucion eshte e papranueshme. Eshte ne detyren e qeverise te garantoje buxhet dhe fonde per funksionim normal. Ne kete kontekst nisem punen per te bere vend per Gjykaten e Larte dhe u percaktua zona midis Hotel Dajtit dhe Katedrales. Ne projektin e pare kushtonte 40 milione euro Parlamenti me nje strukture me domethenie te pranueshme per nje Parlament. Nderkohe qe 30 e ca milione euro kushtonte ndertimi i Gjykates se Larte bashke me token dhe vendin. Pra shkojne rreth 70 milione euro. Parlamenti i ri tek ish-Piramida ndertohet me 40 milione euro kursehet nga buxheti i shqiptareve 30 milione euro. Keshtu zgjidhet ceshtja e Parlamentit Gjykates se Larte zgjidhet dhe Teatri Kombetar qe merr nje nga sallat me prestigjioze. Kjo eshte rruga me e mire per ti kursyer shqiptareve se paku 30 milione taksa. A nuk jam une qe kerkova teater te Piramida Jam Pse nderrova mendim Sepse para 3 viteve nuk me shkonte ndermend se do te kishte mundesi buxhetore per te ndertuar Parlamentin Gjykaten e Larte apo ndertime te tjera. Zhvillimet ekonomia na faktuan se mund ta ndertojme pa asnje veshtiresi.
Pse nuk gjeni vend tjeter ne Tirane per te mos prishur Piramiden Ju ndalojne edhe ligjet sepse eshte monument kulture Pse nuk mbani referendum
Asgje sdo behet pa lejen e Instituti te Monumenteve te Kultures. Instituti francez i ka dhene Piramides perjetesine. Eshte ajo dhe vila e Hoxhes. Te Piramida jane 30.000 m2 te shpronesuar eshte lagjja e ndertesave qeveritare kryeministria etj. Askund nuk ka nje vend me te pershtatshem dhe me te bollshem. Piramida ishte mauzoleu i Enver Hoxhes dhe une jam i bindur perfundimisht se mbrojtja qe i ben Edi Rama eshte ideologjike dhe nostalgjike per hir te atit te tij shpirteror. Rama eshte rritur ne Bllok eshte pjese e Bllokut. Blloku ishte bunker. Sic degjova edhe nga nje zone ketu njerezit me te frikesuar ishin te Bllokut. Kur i thashe se ishte i vetmi kryetar bashkie qe fle ne muze. A mund te fleje nje njeri ne muze Pse nuk fle ne Farke por ne Peze ne muze. Ne Farke eshte me mire me afer. Uroj te ike nga muzeu. Kembengulja e tij per vlerat muzeale me rikujtoi te gjithe psikologjine e sajuar ne bunkerin e Bllokut e konservuar ne muzeun e Pezes.
A jeni i vendosur ta prishni ish-Piramiden
Absolutisht po. Sapo te behet projekti. Per sa i perket referendumit. Rama nder argumentet kryesore qe me dha ishte Rajshtagu. Rama e quajti dhe mumia lokalin. Ishte e mikut te vet. Referendumi i fyen shqiptaret. Ti pyesesh a duhet ne te mbajme mauzoleun e Enver Hoxhes eshte fyerja me e madhe qe mund te ndodhe. Enver Hoxha per Evropen eshte vleresuar ne vitin 1991 si Hitleri. Ai luftera nuk beri por me burgje shkaterroi kombin e tij me shume se kushdo.
Nese Bamir Topi nuk merr nje mandat te dyte ne zgjedhjet e vitit 2011 do te jete i mirepritur ne Partine Demokratike
Topi eshte larguar nga Partia Demokratike per tu lartesuar. Eshte ne deshiren e tij te kthehet ne parti apo jo.
Lancuat dite me pare 3G qe jep akses te shpejte interneti. A nuk mendoni se eshte nje shume e madhe per licencen nuk mendoni se do te rrise koston
Ne Shqiperi dy gjera kane ndryshuar mbi 10-here. Turizmi rritje mbi 10 here dhe perdorimi i internetit qe ka qene 4.8 ne vitin 2005. Aq sa kur une promovoja internetin ne cdo shkolle dhe kisha kundervenie cinike nuk ndihesha mire kur thoja kete perqindje. Sepse kishte vetem 38 kabinete informatike ne 2000 e ca shkolla. Duke marre per baze shifrat e deklaruara per arsye fiskale te kompanive shifra eshte 45 e perdorimit te internetit.
Pse nuk dhate nje cmim me te lire per nje kosto me te lire
Perllogaritja e vleres se licences se 3G bazohet ne numrin e perdorimit te celularit dhe te ardhurat per fryme. Ka nje formule gjermane dhe kjo formule nxori vleren 12.5 mln euro. Pati reagim te madh nga kompanite qe pse po jepni nje licence pse jo me shume. Qeveria eshte gardian i interesit publik. Po ti nxirrnim kater rrezikohej te behej nje marreveshje prej 4.8 milione euro dhe kjo do ishte deshtim. Vendosem per nje shumica e vendeve kane nga nje dhe ne e vendosem per transparence te plote. U befasova nga shuma qe u ofrua. E jona u shit me 33 milione euro. U shit ne kete vlere sepse shkalla e larte e rrit cmimin. Eshte biznes i garantuar e falenderoj Vodafone qe vendosi per ta marre do e ndertoje. Qeveria po ecen me vendosmeri dhe ne fund te tre viteve cdo shqiptar do te marre internet me bande te gjere.
Pyes per Piramiden. Dje ndoqem shoqaten e arkitekteve ku dhane argumente dha bene nje peticion se perse ky objekt nuk duhet te prishet
Nese ka nje ndertese jo ne Shqiperi por ndoshta ne Ballkan dhe ne Evrope jashte cdo funksioni eshte mauzoleu i Enver Hoxhes ne zemer te qytetit. 30 mije metra katror te cilat vetem ne euro jane dhjetera milione. Se dyti une kuptoj nostalgjiket kam degjuar se sistemet duhet te kene perfaqesimin e vet por kur ky perfaqesim eshte i shemtuar sic eshte Piramida qe ste thote asgje une nuk mund te kuptoj se cfare vlere mund te kete. Une e quaj te deshtuar arkitekturen e socializmit. Ka nje seri shkrimesh lidhur me Tiranen qe e krahasojne me Penjanin shkojne dhe me keq se kaq keto shkrime shkruajne se Tirana nuk u bashkohet kryeqyteteve evropiane sepse ne Tirane nuk ka se cfare te vizitosh. Me ato qe ka Tirana duhet te biem dakord se ajo cfare u trashegua nga komunizmi eshte Pallati i Kultures qe prishi zemren e Pazarit. E zbukuroi apo e shemtoi qendren e dine te gjithe ata qe e kane njohur qendren para prishjes. E dyta eshte Muzeu Kombetar ka nje ide qe aty mund te jete Biblioteka Kombetare dhe une e mbeshtes pak kete. Ndertimi i trete eshte arkitektura e deshtuar e Hotel Tiranes e fundit eshte Piramida. Une nuk them se do prishet Pallati i Kultures apo Muzeu edhe pse them se vlerat e tyre jane nder me mediokret. Kryeqyteti duhet te ndertohet ne menyren me moderne dhe si cdo kryeqytet tjeter duhet te krijoje.
Pse nuk hapni nje debat te gjere publik per kete ceshtje
Do te jete debati me i gjere publik qe ka njohur vendi per zgjedhjen e projektit. Nuk besoj se ruajtja e tempullit te Enver Hoxhes qenka e vlefshme perkundrazi eshte fyese dhe poshteruese. Nuk behet dot Piramida-Parlament Parlamenti eshte ndertesa kryesore e cdo vendi te botes. Nuk eshte vetem vendim politik eshte ne radhe te pare ekonomik. Nese do te ishte politik kete vendim do e kishim marre para tre vitesh nuk eshte paresisht politik.
Cila eshte pergjegjesia qe mbani si mazhorances per mos marrjen e statusit
Une nuk mund te jem dakord me ty kur thua refuzimi ne nje kohe kur njeriu kryesor per zgjerimin ne KE u shpreh disa here se nuk eshte refuzim. Sot ju keni jo nje seri shkrimesh ne Bruksel ne Londer ne Kanada ne SHBA dhe asnjera prej medieve nuk thote refuzim por afrim.
Malit te Zi iu aprovua
Nuk ju dhane negociatat.
A ndjeni ju se jane bere gabime nga Ju dhe mazhoranca
Perpjekjet e mazhorances jane te gjitha te konkretizuara ne raportin e KE dua te garantoj se as ne rrafshin personal dhe as ne ate qeveritar nuk mendojme se nuk ka gabime dhe nuk ka probleme. Per ata qe lexojne thjesht dhe qarte del se opozita bojkotoi Parlamentin. Nuk e qorton qeverine dhe nuk thote asnje fjale per zgjedhjet. As verejtja me vogel. Sepse KE shpreh respektin me te madh per voten e qytetareve shqiptare. KE konstaton se opozita bojkotoi se gjithcka eshte mbi bazen e akuzave dhe nuk thote asgje te faktuar.
Raporti thote se mungon kultura e ndeshkueshmerise se korrupsionit
Ky eshte raporti me i mire per vendet e rajonit. I krahasuar me raportet e tjera eshte me i mire. Ne dallim nga te tjerat Shqiperia ka nje dallim te Parlamentit dhe jo te kushtetutshmerise vetem Parlamentit. Parlamenti funksionon ne perputhje me Kushtetuten. Ka probleme te tjera. Raporti eshte i mire. Pervec Parlamentit.
Z. kryeminister jeni te percaktuar per integrimin keni gjithsej 74 vota ne Kuvend dhe integrimi kerkon nje grup reformash qe duan 84 vota. Te tre keto fakte ju kerkojne te jepni kompromis ose te shkoni vete ne popull dhe ti merrni ato 84 vota. Cfare do beni do ndalni procesin
Procesi nuk ndalet eshte i pandalshem dhe nuk ka qeveri ne Evrope qe ka tager moral per te shkuar ne zgjedhje per mungese te 84 votave sepse Kushtetutat do te ndryshonin dhe nuk do te funksionimin me shumicen e thjeshte por me shumicen e cilesuar gje qe seshte kushtetuese. Opozites i ofrohen te gjitha hapesirat shanset dhe mundesite e bashkepunimit por kur ke nje kryetar opozite qe gjithcka ne bote dhe vizat i bazon me interesin e tij qe nuk ka te zhvilluar pendesen por kompleksin e turpit per humbjen e tij atehere Shqiperia kjo eshte. Kompleksi i turpit eshte me i rendesishmi pendesa eshte nje menyre per te ruajtur vlerat. E kishte vendosur ne statut se po qe se partia nuk fiton kryetari largohet. Ky nuk eshte problemi i kurrkujt tjeter por vetem i PS-se. Nese zoteria do te kishte te zhvilluar sensin e pendeses ai kete nuk mund ta bente. Kurre nuk mund te vinte kete logo.
Do ndalohet integrimit si do e zgjidhim
Une nuk shkel mbi Me e shtrenjte per mua sesa vlera e lirise. Une kam kaluar 40 e ca vite ne diktature me duken vite te keputura ndonese kam punuar 18-16 ore ne dite por skam qene i lire. Une nuk kam ndermend te shkel mbi vlerat lirise. Shqiperia kjo eshte ka nje qeveri nje kryetar opozite qe thote kur humb ik dhe humbet dhe nuk iken. Nese merrem sot me vendimin gjykatave i bejme gjemen ketij vendi. Krijon nje precedent qe nuk eshte ne asnje vend te lire.
Ngjarjet tragjike renia e autobusit vdekja e 4 femijeve vrasja e nje oficeri te policise ne Shkoder disa vrasje ne Lushnje. Situata duket shume tragjike nje pjese e pergjegjesise i takon edhe qeverise
Tani rastet jane serioze per te cilat institucionet ne secilin rast do te hetojne nuk me takon mua te flas per shkeljet. Populli thote e keqja ska fund. Rast me dhimbshem se vdekja e atyre kater femijeve nuk ka me. Jam zgjuar me nje hidherim te thelle ne shpirt kur u informove ne 6 te mengjesit per shkak te vdekjes se tyre. Nuk mund te themi se shkaku i dritave eshte kryesor. Une jam i bindur e nje hetim do behet per kete rast. Beteja me krimin eshte e vazhdueshme konstante dhe ne te gjitha rastet qeveria i permbahet zero tolerances ndaj tij sikunder ne cdo rast dhe per cdo ceshtje. Institucionet e pavarura ndermarrin hetime me te plota. Ka nje prokurori qe po heton. Segmenti ku ra autobusi ishte pa asnje shembje. Une nuk them qe rruga eshte me e mire. Une nuk informohem vetem nga media aty nuk ka pasur rruge te shembur. Po hetohen te gjitha shkaqet.
Marredheniet mes jush dhe Topit perse prej 10 muaj nuk kemi ambasador ne SHBA
Mund tju qartesoje se Presidenti ka dekretuar ambasadorin e SHBA.
Po ne lidhje me paktin me Greqine varret ne Boboshtice
Me Greqine ka pasur nje dialog. Gjykata kushtetuese ka dhene nje vendim qe do respektohet. Do shihen te gjitha modalitetet qe procesi te vazhdoje duke konkluduar ne interesin e dy vendeve ne nje marreveshje per kufirin. Boboshtica se pari ka nje hetim ka deklarata dhe kunderthenie analizat po behen ekspertiza po behet. Ne menyre absolute ne rast se jane cenuar varre eshte profani e papranueshme sikunder eshte e papranueshme djegia e kurorave ne kete vend. Ajo ka qene nje lufte ne te cilen Greqia u sulmua dhe per hir te se vertetes eshte nje nga lufterat me te vendosura te kombit grek me nje cmim tmerresisht te shtrenjte. Ne rregullin e pergjithshem i vdekuri nderohet.
Marreveshja Pauell- Nano
Marreveshje qe i qendron kohes. Per Shqiperine marredheniet me SHBA jane paresore. SHBA-te kane pergjegjesine me kryesore ne bote per sigurine dhe paqen. Ajo marreveshje ne bindjen time me te thelle ekziston ne te gjitha vendet e BE qe kane baza amerikane. Ne marreveshjen nuk e shkelim.
Do tju vere ne pozite te veshtire me BE
Une e kuptoj qe ajo marreveshje nuk pelqehet por nga ana tjeter nuk mund te prish marreveshjet me nje vend qe kombi shqiptar i detyrohet me shume ne rajon.