Kosove partite politike finalizojne listat me kandidatet

PDK dorezoi sot draftin e saj me garuesit perkates ku ne krye te listes eshte kryeministri ne detyre Hashim Thaci
Partite politike kane finalizuar listat e tyre me kandidatet qe do te garojne per deputete ne Kuvendin e Kosoves. Partia Demokratike e Kosoves permes nje komunikate ka kumtuar se ka finalizuar listen se ciles i prin kryetari i saj Hashim Thaci. Blerand Stavileci zedhenes i PDK-se tha se kjo liste ka edhe figura te reja politike qe vijne si perforcime ne kete subjekt politik. Listes i prin kryeministri njeheresh kryetrari i partise. Natyrisht qe ka pasur edhe rifreskime te listes me disa emra te rinj profile te njohura per publikun e gjere deklaroi Stavileci. Edhe Lidhja Demokratike e Kosoves ka finalizuar listen e saj por pa Uke Rugoven dhe mbeshtetesit e tij. Sekretari i pergjithshem i LDK-se Ismet Beqiri tha se oferta per Uke Rugoven mbetet e hapur. Ai kundershtoi thirrjen e partive te tjera politike ne filozofine rugoviane. Sipas tij vetem LDK-ja mund te thirret ne kete filozofi. LDK-ja eshte formuar nga Ibrahim Rugova nga presidenti historik. LDK-ja dhe figura e Ibrahim Rugoves jane te pashkeputshme - keto nuk shkojne pa njera-tjetren.
Prandaj ta duan Ibrahim Rugoven presidentin e ndjere kane te drejte te gjithe qytetaret. Por te identifikohet ne nje subjekt tjeter pervec LDK-se... kete te drejte e ka provuar edhe dikush tjeter por nuk ka mundur ta beje- tha Beqiri. Me perforcimet qe i erdhen nga LDK-ja perkatesisht krahu mbeshtetes i Uke Rugoves djalit te presidentit te ndjere Ibrahim Rugova listen me kandidaturat e saj per deputete e ka finalizuar edhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves. Sekretari i pergjithshem i AAK-se Burim Ramadani tha se Lista Rugova dhe ish-deputetet kosovare qe i jane bashkuar AAK-se e bejne ate me te fuqishme krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Lista e AAK-se eshte e perbere jo vetem prej zyrtareve te Aleances por edhe nga anetaret e Listes Rugova me te cilen jemi ne partneritet nga zyrtare te tjere te partive te ndryshme qe kane ardhur ne AAK dhe ish-deputete te pavarur te legjislatures se kaluar theksoi Ramadani. Ne procesin e ardhshem zgjedhor do te kete edhe subjekte te reja garuese. Per here te pare ne nje proces zgjedhor merr pjese edhe Levizja Vetevendosje. Lideri i saj Albin Kurti tha se vota e 12 dhjetorit eshte vote per ndryshime ne Kosove. Me 12 dhjetor eshte dita kur te gjithe ata te cilet kane deshire per ndryshime kete deshire duhet ta shnderrojne ne vote. E para dates 12 dhjetor kjo deshire duhet te shnderrohet ne angazhim te perditshem- tha Kurti.
Nje subjekt i ri politik qe garon ne zgjedhje eshte edhe Fryma e Re. Po ashtu pritet qe per zgjedhjet e 12 dhjetorit te shtohet edhe numri i partive pjesemarrese nga radhet e komunitetit serb.