Nuk eshte dita e dekoratave Nga Ditmir Bushati
Dua te shpreh mirenjohjen per te gjithe ata nepunes civil eksperte dhe perfaqesues te shoqerise civile qe kane derdhur djerse per heqjen e regjimit te vizave qe nga viti 2003. Dua te falenderoj institucionet e BE-se per asistencen teknike dhe financiare te ofruar ne permbushjen e standardeve. Dua te shpreh bindjen e palekundur se ky proces me rendesi historike do te cliroje energji pozitive duke shtuar kontaktet e qytetareve shqiptare me Evropen duke i ekspozuar ata ndaj vlerave evropiane e duke i bere me kerkues ndaj te gjitheve ne pavaresisht qenies ne pushtet apo opozite. Sot nuk eshte dita e dekoratave te hirearkeve te larte te shtetit e as e gjoksrrahjes se atyre qe e lane Shqiperine te fundit ne kete rrugetim por eshte momenti qe te ushtrojme me dinjitet kete pergjegjesi per te mos abuzuar me lirine dhe mikpritjen evropiane.
Sot Shqiperia eshte ne nje udhekryq pasi per here te pare ne historine e integrimit evropian per shkak te keqqeverisjes se Sali Berishes i eshte refuzuar jo vetem celja e bisedimeve per anetaresim por edhe statusi i vendit kandidat ne BE. Per pasoje Shqiperia nuk do te kete akses si vendet kandidate ne fondet e BE-se per zhvillimin ekonomik e social qe jane thelbesore per transformimin e vendit.
Sali Berisha ka deshtuar dhe do te mbahet mend ne histori si kryeministri i cili zgjodhi pushtetin dhe jo adoptimin e standardeve evropiane per qytetaret shqiptare ahengun dhe mbylljen e syve perballe te vertetave te thena nga Evropa dhe jo ballafaqimin me to.
Sali Berisha vrau ambicien evropiane te qytetareve dhe sot nuk ka kurajen per ti dhene jete nje zgjidhje politike qe do te prodhonte nje model te ri qeverises e ankoronte Shqiperine ne rrjedhat evropiane. Me 20 shtator 2010 ne nje takim me perfaqesuesit e 27 vendeve anetare te BE-se ministri papagall i Sali Berishes i pataksi keta te fundit teksa deklaronte se refuzimi i aplikimit te Shqiperise do te ishte shperblim per opoziten dhe mund te sherbente si precedent per opozitat e tjera ne rajon Shpifje e ulet dhe shprehje e kultures demonizuese ndaj opozites per cdo deshtim te kesaj qeverie. Lexoni opinionin e KE-se dhe aty shkruhet e zeza ne te bardhe se qeveria nuk ka pasur vullnet per te pranuar kompromisin e ofruar prej nesh ne menyre qe te kapercehej kriza politike dhe se kriza politike eshte vetem njera prej arsyeve se bashku me mosfunksionimin e institucioneve demokratike drejtesine krimin e organizuar korrupsionin ne shendetesi drejtesi arsim lirine e medias administraten publike dhe te drejtat pronesore e trajektores se deshtimit te kesaj qeverie. Sali Berisha nuk mund te fshihet pas krizes politike dhe as te tregoje opoziten si nje arsye pse Shqiperia keqqeveriset. Natyrisht qe integrimi evropian eshte pergjegjesi e perbashket. Ne kete kontekst jemi investuar duke ofruar nje zgjidhje qe bazohet tek Rezoluta e PE-se qe garanton transparencen mbi procesin zgjedhor te 28 qershorit ne respekt te parimeve kushtetuese.
Keqqeverisja eshte pergjegjesi ekskluzive e Sali Berishes. Instalimi dhe konsolidimi i pandeshkueshmerise eshte pergjegjesi e Sali Berishes. Sikurse eshte pergjegjesi e Sali Berishes marrja peng e institucioneve kushtetuese. Parlamenti pershkruhet nga Komisioni Evropian si nje institucion jofunksional qe nuk ushtron kontroll ndaj qeverise ku rregullat e bashkejeteses shperfillen e rishkruhen nen dhunen e kartonit ku vota e deputeteve vidhet mu ne syte e opinionit publik e dinjiteti i tyre poshterohet nga nje kryetare qe abuzon me postin e saj ne menyre shproporcionale duke e ekstremizuar dhe polarizuar me tej jeten parlamentare. Vjet raporti i KE-se dhe te gjitha raportet nderkombetare vune gishtin mbi dy imunitare te kabinetit qeverises. Kete vit listes i shtohet vete kryetarja e Kuvendit e cila duhet te gjeje kurajen politike e qytetare qe te largohet nga detyra per te reduktuar shtellungat e turpit qe kane mbuluar kete godine ne raport me qytetaret shqiptare dhe partneret nderkombetar. Oponenca apo me keq akoma shantazhi ndaj partnereve evropiane eshte nje arme e ndryshkur qe nuk premton avancimin e vendit drejt BE-se por sundimin e tiranise korruptive dhe kultures se mos zbatimit te ligjit e rregullave ne kurriz te qytetareve te thjeshte. Reagimi i djeshem i Sali Berishes ndaj Evropes ishte teresisht kunder mesazhit te dhene nga partneri yne strategjik SHBA qe e paralajmeruan ate te mos sillet si nje nxenes i keq qe ia hedh fajin profesorit. Sali Berisha nen traditen e tij recidiviste beri te kunderten Evropa besnikerisht pershkruan realitetin shqiptar besnikerisht identifikon problematiken dhe ne te njejten kohe pershkruan rrugen qe duhet te ndjekim drejt progresit. Qeveria dhe Sali Berisha ka ngelur ne klase Kostot e papergjegjshmerise se tyre nuk mund ti paguajne me shqiptaret. Tashme per ta nuk ka rruge tjeter vecse te pranoje nje zgjidhje politike qe i kthen dinjitetin vendit dhe garanton perspektiven evropiane.
Fjala e mbajtur dje ne Kuvend