Berisha Ekomonia srritet duke shkaterruar te pasurit
“Ne nuk besojmë në dogmën marksiste të taksave. Ata që mendojnë se do të gjallërojnë ekonominë duke shkatërruar të pasurit, do të rikthejnë ato cikle që u provuan më rrënimtaret në historinë e njerëzimit. Thirrjet e tyre të kujtojnë kohërat e “Nepit”, por nëse është faktuar në mënyrën më të sigurtë një gjë, të varfrit nuk ndihmohen kurrë duke shkatërruar të pasurit në një vend të lirë”, vuri në dukje Berisha.
Ndërkohë që duke vijuar në këtë kundërvënie shefi i qeverisë premtoi uljen e mëtejshme të taksave për bizneset.
“Ne besojmë se taksat e ulta janë shumë herë më të dobishme për shoqërinë se sa taksat e larta. Nuk do ketë rritje taksash, por ulje të mëtejshme të tyre. E vërteta është se bota përjetoi krizën më të thellë, jo se ajo u gjet me taksa të ulta, por se u gjet me taksa të larta. E vërteta tjetër është se studimet shumë të besueshme kanë faktuar se çdo dollar i ulur nga tatimfitimi apo taksa e të ardhurave, 0.4 përqind i shkon punonjësit”, vlerësoi Kryeministri, gjatë këtij takimi.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha nënvizoi si të domosdoshme hartimin e një pakete reformash, të cilat do të bënin të mundur mënjanimin e të gjitha pengesave burokratike në rrugën e biznesit.
“Sot është jetike një paketë e re reformash. Sot është vendimtare një përpjekje e re për të bërë sërish më kompetitive ekonominë shqiptare. Në Tiranë duhej një vit e gjysëm për të marrë leje ndërtimi. Ne do e bëjmë 35 ditë për të marrë lejen, nga 23 procedura do mbeten 5 procedura”, u shpreh Berisha.
Madje, në vijim të kësaj linje Berisha bëri me dije për krijimin e një agjensie private për bizneset debitore. Sipas tij, sistemi on line i taksave do të jetë gati në qershor.