E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ekonomia e Ramës, platformë e Spiro Kolekes

TIRANE- Kreu i qeverise akuzoi liderin e PS-se, Edi Rama per platformen ekonomike, duke falenderuar biznesin qe e kuptoi qarte synimin e Rames per taksat.

I nxjerr aty dhe po u jepte leksione Gramoz Ruçi për biznesin. Nxori aty platformën e Spiro Kolekës. Ai ka qenë përgjegjës për platformën e ekonomisë. Taksa marksiste. Është e faktuar që çdo dollar i ulur në taksën e fitimit dhe të ardhurave personale shkon për punëtorin. Zgjeron vendet e punës, përmirëson kushtet e punës. Ky na premton rilindjen e të shkuarës”- tha Berisha, duke iu referuar tryezes se fundit te PS me biznesmenet.

Ai deklaroi se përgjigjen më të mirë Rames ia dha biznesi, madje as biznesment e vet nuk e votojne.

“Unë i garantoj ata se jo vetëm që nuk do ketë rritje taksash, por e kundërta do shqyrtohet. Janë ata dhe jo qeveria vektor i zhvillimit të vendit. Janë ata që krijojnë vende pune, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›